in

Gabriel: Nëse duhet edhe me ushtarë gjermanë duhet ta rrëzojmë Rusinë

 

Ish-ministri i Jashtëm gjerman Gabriel paralajmëron urgjentisht kundër ambicieve ekspansioniste të Rusisë. Presidenti Putin ka menduar prej kohësh përtej Ukrainës, tha Gabriel. “Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë për Putinin: Ndalojeni luftën – ose ne do ta sjellim atë tek ju.”

 

Duke pasur parasysh situatën e vështirë në Ukrainë, ish-ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel bëri thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Rusisë – nëse është e nevojshme edhe me ushtarët gjermanë. “Nuk mendoja se do të duhej ta thosha këtë: Por ne do të duhet ta mposhtim Rusinë përsëri siç bëmë me Bashkimin Sovjetik në Luftën e Ftohtë. Putini duhet të kuptojë se sa seriozë jemi,” tha socialdemokrati për ” Star. “ .

“Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë për Putinin: Ndalojeni këtë luftë – ose ne do ta sjellim atë tek ju. Nëse kjo do të thotë që sistemet gjermane të mbrojtjes raketore, me ndihmën e Bundeswehr-it, të zbatojnë zonat e ndalim – fluturimeve në Ukrainë për të mbrojtur ukrainasit, qytetet dhe popullatën civile nga sulmet ruse, “Unë nuk do t’i premtoja më zotit Putin se nuk do ta bëjmë kurrë këtë.”

Socialdemokrati vazhdoi: “Askush nuk dëshiron ta çojë Bundesverin në një luftë. Por nëse rritet rreziku që Ukraina të humbasë, atëherë kjo do të shkatërrojë gjithashtu jetën tonë aktuale të paqes dhe sigurisë në Evropë.” Putini ka menduar prej kohësh përtej Ukrainës. “Ai po bën një luftë kundër Perëndimit, të cilin ai e konsideron dekadent, vlerat e të cilit ai i refuzon dhe i sheh si kërcënim për pushtetin e tij. Prandaj ne duhet të përballemi me Rusinë shumë më fort, se sa kemi bërë deri më tani.”

Kur u pyet nëse trupat tokësore perëndimore do të nevojiteshin në Ukrainë në një moment, Gabriel tha: “Nëse ekziston një rrezik serioz që Ukraina të humbasë luftën, nuk do të përjashtoja asgjë me presidentin rus”. Në çdo rast, është një “taktikë e çuditshme perëndimore të informojmë gjithmonë publikisht armikun për atë që nuk do të bëjmë”. Ukrainasit në Kharkiv do të duhet të vuajnë çfarëdo rezultati do të ishte. Ndryshe nga shumë socialdemokratë, të cilët paralajmërojnë një përshkallëzim të luftës përmes dërgesave gjermane të armëve, Gabriel tha: “Lufta ka gjithmonë rrezikun e përshkallëzimit. Por unë kam më shumë frikë nga përshkallëzimi që do të shkaktojë dobësia jonë.”

“Nuk dua ta bëj këtë gabim për herë të dytë”

Gabriel bëri thirrje për një strategji të dyfishtë nga Perëndimi: “Të kundërshtojmë Putinin me këmbën tonë të hekurt dhe në të njëjtën kohë të kërkojmë formate diskutimi dhe në këtë mënyrë, rrugëdalje nga lufta”. Kjo përfshin gjithashtu një konferencë tjetër paqeje. “Përveç konferencës në Zvicër, ekziston nevoja për një konferencë të dytë paqeje në të cilën takohen bashkëbiseduesit e Rusisë. Perëndimit dhe Ukraina kanë nevojë për SHBA-në si komb udhëheqës, “Aleanca e Rusisë” duhet të udhëhiqet nga Kina”, tha ish-ministri i Jashtëm. “Gjermania mund të parashtronte në mënyrë të besueshme një propozim të tillë. Pastaj posteri zgjedhor i kancelarit për zgjedhjet evropiane nën moton “Paqe e sigurt” do të mbështetej gjithashtu me veprim aktiv.”

Pas pushtimit të madh rus në vitin 2022, Gabrieli është bërë tashmë vetëkritik. “Ishte një gabim të mos dëgjoja evropianët lindorë kur bëhej fjalë për kundërshtimet e tyre ndaj Nord Stream 2. Ky ishte gjithashtu gabimi im,” tha Gabriel për “Welt” në atë kohë. Ai gjithashtu tha për “Stern” se ai ishte një nga politikanët që bëri një gabim në lidhje me Rusinë dhe presidentin e saj “Unë nuk dua ta bëj këtë gabim për herë të dytë”.

Burimi: ntv.de, ghö, Nga Gjermanishtja : Sherif Ramabaja

 

Lini një Përgjigje

Katër mësues amerikanë masakrohen me thikë në Kinë

Osmani: Trupat e NATO-s ishin shpëtimtarë