SHBA dhe Britania e Madhe kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët duke nisur bombardime në Jemen për të shkatërruar rebelët Houthi, të cilët janë bërë pengesë me sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare.
Ministria Britanike e Mbrojtjes raportoi mediat për sulme ajrore në gadishullin Arabik me të paktën 2 të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Forcat britanike janë angazhuar me një operacion me forcat amerikane, thuhet në deklaratën për shtyp, për të dobësuar aftësitë ushtarake të Houthis.
Operacioni u konfirmua përmes X nga komanda e përbashkët e forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për Lindjen e Mesme, duke specifikuar se avionët amerikanë dhe britanikë goditën ’13 objektiva’ në zonat e kontrolluara nga Houthis, duke shtuar gjithashtu se më herët ditën e djeshme u shkatërruan 8 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të rebelëve shiitë.
Sipas mediave jemenase, bombardimet natën e së enjtes deri të premten ndodhën në zona të ndryshme të vendit, veçanërisht në Hodeidah, ku ndodhet një port me rëndësi strategjike.