Sherif Ramabaja
Serbisë ia ngulët thikën pas shpine, u ankua Vuçiq. Unë kam deklaruar se për një serb do të vriten 100 boshnjak, po njëjtë kishte deklaruar edhe Goebbelsi, zëdhënësi i Hitlerit. Pra nuk isha unë i pari që e kisha thënë këtë.
Ju sot e hapët kutinë e pandorës, iu drejtua Vuçiq delegacioneve të Asamblesë së OKB. Rezoluta të ngjashme mund të paraqesin Kroacia, Kosova e kush të dojë kundër Serbisë. Pastaj shtrohet pyetja se sa do t´i kontribuoni paqes me rezoluta të tilla.
Në shenjë proteste unë me krenarinë serbe do të mbulohem me flamurin e Serbisë që të më shohin e tërë bota se cili jam unë, Serbia dhe populli serb.
Sikur të kishim bërë ne gjenocid ndaj myslimanëve, siç e keni formuluar ju tekstin e rezolutës, nuk do të votonin kundër saj pikërisht shumë shtete myslimane.
Kjo dëshmon se ne me botën myslimane qëndrojmë krah për krahu. Po ashtu Gjermania që ka kryer gjenocid ndaj hebrenjve, sot na ndan neve leksione se si të sillemi ndaj të tjerëve.
Serbia dhe populli serb gjithmonë është dëshmuar si popull paqedashës i cili i mbron dhe kujdeset edhe për fqinjët e saj.
Këtë e kemi dëshmuar me shqiptarët. Më 1912 ne ishim ata të cilët e çliruam Kosovën nga turqit dhe e morëm nën mbrojtje.
Po ashtu gjatë Luftës së Dytë Botërore ne ishim ata që e themeluam Partinë Komuniste në Shqipëri. Atje dërguam njerëzit tanë më të mirë Mugoshën dhe Miladin Popoviqin, e zgjodhëm Enver Hoxhën në krye të Partisë Komuniste dhe i përgatitëm shqiptarët për luftë kundër nazizmit gjerman, të cilët sot po na ndajnë leksione. Turp.
Po ashtu në Kosovë së bashku me brigadat nga Shqipëria ne i luftuam dhe i asgjësuam nacionalistët shqiptar duke u nisur nga Mithad Frashëri, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Mulla Idrizi etj. e më vonë njësoj vepruam edhe kundër Adem Demaqit, Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Enver Hadrit, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Adem Jasharit e shumë të tjerëve të cilët ishin kundër vëllazërim – bashkimit të popujve tanë.
Një dëshmi e gjallë po ashtu është se kush investon në Bashkësinë Islame të Kosovës më shumë se Serbia e Rusia? Të gjitha këto janë fakte të gjalla që tezat e juaja i hedhin poshtë.
Këto pra janë vetëm disa dëshmi që ne i mbronim fqinjët tanë dhe së bashku korrnim fitore, për ruajtjen e paqes në Ballkan.
Sot kur po e shoh se si po veproni nuk më mbetet tjetër përpos flamurin tim shtetërorë, simbolin e popullit serb, ta hedh krahëve të mi.
Me këtë flamur ne krenohemi dhe zotohemi se do ta mbrojmë Serbinë gjithmonë dhe kudo qofshim.
Me këtë gjest të sotëm unë po dëshmoj se do të futem në histori si një lider i popullit tim. Jam i bindur se këtë gjest, nuk do ta bënte as Millosheviqi.
Mars – Rover (Satirë)