in

Kryeministri Kurti u takua me Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti ne takim Pastorin e Kishës Ungjillore të Kosovës “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, bashkë me përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore. Në një takim të ngrohtë, pastori Krasniqi e informoi kryeministrin Kurti për pozitën e Kishës Ungjillore të Kosovës për zbrastësinë ligjore dhe vështirësitë e veprimtarisë.

Bashkërisht diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën edhe keqardhjen që ky projektligj nuk po votohet në Kuvend. Kjo ndodhë për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital.

Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare, e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si pjesë e saj. Zyra e Kryeministrit ka shtyrë përpara këtë projekligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë.

Lini një Përgjigje

I arratisuri Sekiraqa është strehuar në Hotelin e Radojçiqit në Kopaonik të Serbisë

Franca kritikon Kosovën për aksionin policor në veri