in

Presidentja Osmani: Kosova ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, me të cilin ka biseduar për raportet mes të dyja vendeve.

Siç raportojnë nga Zyra e Presidentes, Osmani i ka shprehur nuncit Speich mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për kujdesin që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë, Papë Françesku kanë treguar në vazhdimësi ndaj Kosovës.

Ajo është shprehur e lumtur për gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan, nëpërmjet themelimit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

“Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në mënyrë të veçantë Presidentja e ka falëndeuar nuncin Speich për angazhimin e tij për përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.

Presidentja dhe nunci Speich kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

“Kosova, ka thënë presidentja Osmani, ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë të mirë të bashkëpunimit ta thellojmë edhe më tej”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Nunci Speich, ndërkaq, e ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe u shpreh i lumtur që raportet e Selisë së Shenjtë me Kosovën janë thelluar ndjeshëm. Sipas tij, themelimi i Misionit të Kosovës në Vatikan është hap i rëndësishëm për raportet mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Sa ka mundësi që Rama ta shpëtoi nga çmenduria Vuçiqin ?

Në ishullin e Kretës 300 komunistët grekë vranë dhe dogjën 14 nacionalistë shqiptarë të Kosovës