in

Shën Albani

Shpresa Qosa

Tradita na tregon se Albani ishte një ushtar në ushtrinë romake e stacionuar në Verulamium, një qytet rreth njëzet milje në verilindje të Londrës, tani i quajtur St. Alban(Albani i shenjtë).Ai i ofroi strehim një prifti të krishterë që po ikte nga persekutimi; dhe u konvertua nga ai dhe u pagëzua në besimin krishter.

 Kur oficerët erdhën në shtëpinë e Albanit, ai veshi veshjet e priftit dhe e dorëzoi veten. Alban u torturua dhe u martirizua në vend të priftit, në kodrën ku tani ngrihet Katedralja e St. Alban. Data tradicionale e martirizmit të tij është 303 ose 304, por studimet e fundit sugjerojnë që viti ishte në fakt 209, gjatë persekutimit nën Perandorin Septimius Severus.Venerabli Bede jep këtë përshkrim të gjyqit të Albanit: 

“Kur Albani u fut në gjykatë, gjyqtari ndodhej para një altari, duke ofruar flijime për djajët … ‘Cila është familja dhe raca jote?’ pyeti gjyqtari.‚Si lidhet familja ime me ju?’ u përgjigj Albani; ‘Nëse dëshironi të dini të vërtetën për besimin tim, dini se jam një i krishterë dhe jam gati të bëj detyrën e një të krishteri.

”Kërkoj të di emrin tënd,’ insistoi gjyqtari. ‘Më thuaj menjëherë.”Prindërit e mi më quajtën Alban,’ ai u përgjigj, ‘dhe unë adhuroj dhe përqafoj Zotin e gjallë dhe të vërtetin, që krijoi të gjitha gjërat.’Për nderë të Shën Albanit në qytetin e Winterturës organizohet një festë e qytetit çdo vit në muajin qershor.

Winterthur, Zvicër

Lini një Përgjigje

Kur Arbëria ishte në kreun e qytetërimit të Evropës

Investimi 1 mld dollarë në Sazan, i ka të gjitha mundësitë të jetë projekt i suksesshëm