in

Sulm terrorist ne Llaushe!

Pamje e Llaushes

Shkruan Bit Gecaj

Hoxha vehabist nga Mitrovica, Fatmir Latifaj zbarkon ne Drenice, ne kohen e Epopese se UÇK-e ne Prekaz,- veç tjerash, ne loje eshte edhe eklipsimi i kesaj ngjarje madhore!

O kusherinjte e mi, o llaushase burra te urte e me kulture te lashte! Kam nje lutje per ju:

Mos lejoni me e shemtu Llaushen me manifestime te tilla e njerez qe ja kane shitur shpirtin dreqit, si ky hoxhe, Fatmir Latifaj!

Nje manifestim i tille, posaqerishte ne kohen e Epopese se UÇK-e ne Prekaz, nenkupton lufte mbi identitetin dhe kulturen shqiptare, ose barazim me ate ngjarje kulmore te lirise se Kosoves; nenkupton lufte kunder njerezores, mencurise e burrerise llaushase! Per me shume manifestimet e tilla islamiste jane nje krim antikombetare!

Ne historine hereshme te Llaushes, gjysherit e stergjysherit tane, i kane djegur flake Sarajet e mretit osmanli, te cilet fatkeqesishte na e kane lene besimin islam si molle sherri nder ne, si argument e arsye per t’na luftuar armiqte tane! Nderkaqe qe ne historine e re te Kosoves, Llausha ka patur nje peshe te veçante historike, duke qene pjese e proceseve te rendesishme nacionale!

Ne Llaushen e vitet ‚90-a, ne krye me Idriz Rrecin e shume burra te tjere te ditun nga Drenica, Llausha ka zhvilluar lufte te ndritur politike per lirine e Kosoves,- ne kuader te zhvillimeve demokratike per shembjen e sistemit komuniste te ish Jugosllavise. Per afro nje decenie kontributi i atyre burrave dhe lufta e tyre ka pergatitur e prodhuar njeriun e sakrifices per lirine e Kosoves!

Ne Llaushe eshte zhvilluar lufta e pare frontale kunder regjimit serb ne Kosove, dhe ajo beteje heshtet e nuk shenohet kurre,- heshtet edhe per faktin se ka mbire kjo fare e keqe myslimanizmi me lesh e mjekrra!

Ne Llaushe ka dal per here te pare ne skenen publike UÇK-a! Kjo ndodhe veç njehere ne hustorine e nje vendi, dhe as per kete nuk ka kurefare manifestimi as shenimi ne Llaushe, ne fshatin e dajeve te Adem Jasharit! Ka edhe shume ngjarje te tjera, per te cilat duhet folur e shkruar, dhe se kjo eshte vetem nje pjese e vogel e ngjarjeve te medha hustorike qe mund te thuhet per Llaushen, e te paret tane!

Me me kete rast shtrohet pyetja, pse nuk organizohen manifestime per ngjarje te tilla, si ato qe ceka me larte; psh per ndere te daljes publike te UCK-s, apo nje manifestim per luften e pare frontale te luftes se saj ne Laushe! Kjo eshte ajo nga e cila nuk duhet te heqni dore ju llaushas, sepse eshte koha qe ju ben nder, sepse eshte historia jone kombetare, eshte ajo histori qe e larteson e perjeteson te kaluaren tone!

Nese ju heqni dore nga kaluar dhe e leni ne harrese ate, si do ta ndertoni te ardhmen e femijeve tuaj?! Me perrallat e ajetet kuranore, qe jane prodhuar per vende, popull e kulture tjeter para mese njemije vjetesh?!

A e pyesni ndonjehere veten pse vjine para jush emisare te shkombetarizimit tone, si ky hoxha osmanli, dhe ju flet per perralla beduinesh nga shkretetirat e Arabise, ju qe jetoni dhe jeni pjese e Evropes se qyteteruar? A jetohet e ecet krah kombeve te qyteteruara pa shkence e me rituale e kulture te huaj?! A ju besohet atyre qe nuk dine si i thuhet zotit shqip, atyre qe u mesojne te mos luteni shqip, krahas atyre qe perdhosin simbolet tona kombetare; krahas atyre qe kultivojne dhune kunder gruas e femres, dhe e skllaverojne ate?! Jo nuk ecet pas tyre, mos u besoni, mos i pefillni, mos u beni vend mes jush. Largoni nga jeta juaj emisaret e territ, largojini nga shkolla e nga institucionet e pergjitheshme arsimore, dhe pastrohuni nga e keqja qe kane mbjellur mes nesh, ne token tone perjetesishte shqiptare!

Lini një Përgjigje

Avokati i Lekës: Do kërkojmë largimin e Elias nga pallati mbretëror

Gjendet armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës