in

I sulen Elena Kocaqit, ndërsa ikin si pulat nga talibani Ahmet Kalaja

Blerim Latifi

Qenkan çue një grumbull akademikësh e publicistësh dhe e paskan nënshkru një peticion, përmes të cilit u paskan kërku mediave që të mos u japin hapësirë pellazgologëve, të cilët gjoja qenkan duke i bërë dëm të madh kulturës dhe gjuhës shqipe me teoritë e tyre joshkencore mbi origjinën e kësaj gjuhe.Ja më në fund u gjet shkaku madhor i problemeve tona kombëtare!Rrjeshimisht edhe zgjidhja: t’u ndalohet liria e shprehjes këtyre teorive! Eh, sa shumë kemi vuajtur derisa këta të përndritur arritën deri te ky “zbulim epokal”.

Sa me fat jemi si brez që ia arritëm kësaj dite të lume.Po ta lëmë anash ironinë. Të jemi të drejtpërdrejtë. Shumica e këtyre akademikëve e publicistëve kurrë nuk e kanë thënë një fjalë të vetme kundër agresionit sistematik të vahabizmit, i cili tash e sa dekada po bëhet kundër gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

I kanë mbyllur sytë e veshët para haxhiqamilizmit të Shekullit 21, para kësaj kolere që kombin shqiptar kërkon ta tërheq prapa në baltën dhe mjerimim e të kaluarës, tani kur po bëhet gati të bëhet edhe me letra pjesë e Qytetërimit perëndimor.

I kanë mbyllur sytë e veshët, sepse janë frikacakë e mjeranë, që nga mosguximi t’i dalin përpara haxhiqamilizmit të ditëve tona, tregojnë trimëri me ca njerëz të pafuqishëm, të cilët nuk kanë prapa falanga fashiste digjitale (siç kanë haxhiqamilët) dhe të cilët, në fund të fundit, nuk i bëjnë as dëm e as dobi albanologjisë.I sulen me guxim vigani një gruaje si Elena Kocaqi, ndërsa kur u del përpara një taleban si Ahmet Kalaja, ikin si pulat prej skyfterit.Mjerë pra kombi shqiptar e mjerë gjuha shqipe nëse ka ardhur puna që të merret në mbrojtje prej këtyre frikacakëve.

Për fund më duhet të jem i qartë edhe në këtë pikë: Unë personalisht nuk mendoj se hipoteza pellazgjike duhet të merret seriozisht, por kërkesa që mediat t’i ndalojnë tregimet rreth saj, në kohën kur askush nga këta akademikë e publicistë nuk merr guximin ta bëj një kërkesë ndalimi për vahabizmin brutal antishqiptar që ka pushtuar mediat shqiptare, më duket esencialisht hipokrite dhe e neveritshme.

Lini një Përgjigje

Fjala pershëndetse ne promovimin 2000 Vjet Krishterim te Shqiptaret

Besimtarët tentojnë të përzënë myftinë e Tiranës nga xhamia Dine Hoxha!