in

In memoriam: Prof. Zef Chiaramonte (1946 – 2024)

Më 11.02 2024 ndërroi jetë një nga personalitetet e shquara arbëreshe, Prof Giuseppe Zef Chiaramonte.

Prof. Zef Chiaramonte lindi më 29 Korrik 1946 ne Santa Cristina di Gela, ishtearbëresh mjaft i njohur dhe shumë i popullarizuar i Sicilisë. Fatbardhësisht atë e kamnjohur dhe jam shoqëruar me të vëllazërisht qysh gjatë studimeve në Romë (1968 –1995), dhe nga atëherë kemi bashkëpunuar për çështjen tonë kombëtare arbëreshe –shqiptare, si theksone shpesh ai. Zefi ynë, kështu e quaja me dashuri, ishte pothuajpjesëmarrës i rregulltë në Seminarin Ndërkomëtar për Gjuhë, Kulturë dhe Letërsi nëPrishtinë, duke i dhënë jetë dhe gjallëri pranisë arbëreshe në Kosovë.

Gjatë diktaturës së Slobodan Miloševićit, ishte “zëri dhe ndërgjegja jonë” në Italidhe më gjerë.Prania e tij shumë aktive, tërheqëse dhe domethënëse në Kosovë ishte sidomos gjatëviteve 1990, sidomos në Pajtimet e gjaqeve, në SHHBK “Nëna Tereze”, nëpërkrahjen e lëvizjeve për shkollim dhe mjekësi pararele, alternative – shqiptare.Kishte një bindje, edhe më tepër, një besim të pathyeshëm së pari në Zotin, pastajedhe në Popullin tonë, se herdo-kurdo e mira, e drejta, e vërteta, jeta, mbi të gjithaliria dhe demokracia, me këtë Dashuria, do të vijnë edhe për ne dhe do ta mposhtinurrejtje, dasitë, përçarjet, diktaturën.Me natyrë të qetë dhe të hareshme, me bindje dhe përcaktime shqiptare – arbëreshe,me orientim perëndimor dhe demokratik, ishte vërtet atdhetar i shquar dhe i dalluar,me angazhime të gjithanshme në të mirë dhe dobi të Popullit.Shpesh më thoshte kështu: “Është vërtet mrekulli egzistenca dhe mbijetesa jonëshumshekullore, kudo, sidomos për ne Arbëreshët. Ju e keni përballuar perandorinëturke – otomane, më vonë atë serbo – sllave, ndërsa ne Italinë (latinët), dhe me çdoçmim kemi mbetur dhe jemi vetvetja… 

Tash na nevojiet si kurrë më parë “gjaku ynëi shprishur”, bashkimi dhe bashkëveprimi ynë, që në këtë globalizëm, mos tëshkrihemi dhe të zhdukemi… Admiroj Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën,kryeplakun Prof. Anton Çettën, shumë intelektualë dhe krijues shqiptar kudo, nëShqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në diasporë, në veçanti Imzot Nikë Prelën,njeriun e Provanisë hyjnore dhe të historisë sonë të afërt. Historia jonë është vërtetmrekulli. Nga “gjaku ynë i shprishur doli në pah botëror edhe Shën Nëna Tereze,si filizë e re e trungut tonë të moçëm…”

Ka ushtruar profesionin si mësues i shkollës së mesme, më pas ka punuar si drejtornë bibliotekën e Palermos. Gjithnjë ka jetuar dhe punuar në Palermo të Siçilisë, mezemër dhe prani kudo ishte e mundshme dhe e kërkonte nevoja e njerëzve tanë.Prof. Zef Chiaramonte ishte studiues i kulturës se Evropës Lindore, duke i përsosurnjohuritë e tij për Ballkanin në universitetet e Selanikut dhe të Prishtinës, me interesim të veçantë për “çështjet shqiptare dhe arbërseshe”..

Me këmbëngulje dhe bindje ishte për variantin gjuhësor dhe kulturoro arbërisht.Thoshte kështu: “mendo, fol, jeto dhe vepro arbërisht!” Mu për këtë ishte iangazhuar në dhënien e kurseve të ndryshme gjuhësore dhe kulturore në Palermodhe në pjesë të ndryshme të Siçilisë, për ta mbajtur të gjallë “shpirtin arbëror”. Këtëmision e kryente me shumë përkushtim dhe dashuri edhe në krye të Bibliotekës sëPalermos, ku ishte fara e mirë e dijes, dritës, atdhedashurisë dhe vëllazërisë tonë.

Gjatë “Kalvarit tonë në Kosovë”, ishte “engjëlli ynë”, me përkthime, angazhime,shpjegime, konferenca, pritje të të dëbuarëve tanë, me shkrime, duke zgjuarndërgjegjen njerëzore tek italianët, edhe më gjerë, në botën demokratike evropiane,duke thënë kështu: “Disfata e Shqiptarëve në Kosovë, do të ishte katastrofa e mbarënjerëzimit, shkelja dhe asgjësimi i një Populli që ka dëshmuar strategjinë paqesorejo – dhunore – Dr. Ibrahim Rugova; Pajtimin e gjaqeve dhe faljen – Prof. AntonÇettën; bamirësinë – Nënën Tereze – Don Lush Gjergjin. Mu për këtë bota nukmund t’i mbyllë sytë para kësaj drame shqiptare, gjithnjerëzore..”.

Ai duke qenë njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe italishte, bëri punëne përkthyesit zyrtar, për pranimin dhe sistemimin e, kryesisht nga Kosovanëpërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke bashkëpunuar me Prefekturën dhe Komisariatin e Policisë së Palermos, për të siguruar Qendrën e Mikpritjes Albanesitë Buon-fornello (COAB).Puna dhe angazhimi i tij pati edhe mirënjohje publike italiane. 

Ishte mik dhe bashkëpunëtor me Dr. Ibrahim Rugovën, Prof. Anton Çettën, Imzot Nikë Prelën, meKishën dhe Popullin tonë, në gëzim dhe dobi të ndërsjellët.Ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv Rajonal të A.I.B. (Shoqata e BibliotekaveItaliane), korrespondent i seksionit të gjuhës shqipe të Radio Vatikanit, sekretar iKomitetit Italian “Pro Kosova”, përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare tëQendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin dhe shumçka tjetër.

Me pak fjalë: ishte i gjithanshëm, tejet i bindur, i frymëzuar dhe motivuar për të qenënë shërbim dhe dobi të Popullit, me aq vrull, vullnet, mbi të gjitha gëzim, hare dhedashuri, gjë kjo që binte në sy kudo dhe gjithnjë.Prof. Zef Chiaramente është autor i veprave: Vijmë nga Shqipëria, bot. Sinnos,Romë, 1992; Toka e Konstandinit: Arbe bizantinë, Normanët dhe Shqiptarët, në S.Cristina Gela: burime dokumentare, Palermo, 2002.Prof Zefi, dallohej për iniciativat e tij, si edhe per mbështetjen e flaket te variantitarbërisht në shkollë, por edhe promovimin e arbërishtes ne administratë publike dheshkollore.

Për këto nisje dhe veprimtari, sidomos për përkushtim dhe dashuri, jeta dhe vepra etij është e pavdekshme. Zefi ynë e donte Arbërinë e tij, në Itali, një “pikë e vogël nëdetin e madh”, rrënjët e tij dhe tona, ilire, arbërore dhe shqiptare, sidomos Kosovëntonë martire.Mu për këtë Kosova nuk do ta harrojë kurrë buzëqeshjen e tij, shtatin e tij të lartë,veshjen e tij kombëtare – shqiptare, plisin e tij të bardhë, edhe më shumë zemrën etij të madhe dhe atdhedashëse.

Vullneti, vrulli, entuziazmi, atdhedashuria, gjallëria e tij, sot dhe gjithnjë janëkujtime dhe përjetime të paharrueshme. Zefi ynë vërtet ishte figurë emblematike dhekarizmatike, sa qe ndër ne, në këtë botë, e tash e tutje do të ndërmjetësoj te Zoti nëamshim për mbarësinë e Popullit tonë.Shpiri i tij i mirë pushoftë në paqen e amshuar!

Prishtinë, 12 shkurt 2024 

Don Lush GJERGJI

Lini një Përgjigje

Senati miraton 95.3 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Sulmi i Putinit ishte vetëm pjesa e parë e një kthese të madhe