Forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR ka vëzhguar sot protestën e mbajtur në veri të vendit ku rreth disa serbë protestuan duke kërkuar që të anulohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për para të gatshme.
KFOR e ka vlerësuar si paqësore këtë protestë.
“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim të postuar në ‘Facebook’.
KFOR-i rithekson se është “plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.