in

Maqedonci: Javelin tashmë fakt i kryer

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka  deklaruar se sot ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit të SHBA-së për kërkesën e Kosovës për të blerë sistemin anti-tank Javelin.

Përmes një postimi në Facebook ai theksoi se janë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-së.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javelin, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë.Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK, tashmë fakt i kryer”, ka shkruar Maqedonci.

Ndryshe, Kosova është në proces të blerjes së 246 raketave Javelin.

Lini një Përgjigje

Asambleja Kombëtare e PS për pesë orë u mbyll në karantinë!

KFOR vëzhgon protestën në veri, thotë se ishte paqësore