in

Valbonë: shpëtohen tre turistë nga Kosova

Tre turistë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar nga dëbora e dendur në Valbonë.

Mësohet se dy prej tyre kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës, ndërsa, pas disa orësh kërkime, është gjetur dhe turisti i tretë.

“Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.”- njofton policia.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Lini një Përgjigje

Të paktën 27 të vrarë në një sulm në Donetsk, zyrtarët pro-rusë akuzojnë Ukrainën

Kurti, Rama, Vuçiç dhe Alex Soros bashkë në Shkup