in

Presidentja përgëzon instruktorët e FSK-së që do të trajnojnë ushtarët ukrainasë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese kontingjentit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është nisur mbrëmë në Britaninë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX” , ku atje do të trajnojë ushtarët e Ukrainës.

Osmani ka thënë se ushtarët e FSK-së do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

 “I uroj suksese ushtarëve tanë derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

“Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar tutje ajo.

Lini një Përgjigje

Trump propagandon "imunitet të plotë" për presidentët

U jepte informacione sekrete rusëve, dënohet me 20 vjet marinsi italian