in

Pse e fshehët Pacollin, o pusa!

Mediat tona, gati të gjtha, janë në shërbim të oligarkëve, jo të qytetarëve. Kosova, faktikisht, thuaja se as që ka media të lira!

Ja një shembull konkret:

Demokratët në Kongresin amerikan kanë publikuar një raport me titull “Shtëpia e bardhë në shitje” në të cilin, pos tjerash bëhet e  ditur se kryeministri shqiptar Edi Rama mes viteve 2017 e 2020 ka paguar në hotelin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Uashington mbi 6000 dollarë.

Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit nga PD dhe PS për të influencuar administratën Trump nëpërmjet lobimit.

Në këtë raport përmendet edhe Behgjet Pacolli, bashkë me zyrtarë të tjerë kosovarë, të cilët kanë paguar mijëra dollarë!“

Së bashku bashku me zyrtarët shqiptarë, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe zyrtarë të tjerë nga Kosova shpenzuan mbi 4,950 dollarë në të njëjtin hotel”, citon raportin Balkan Insight-i (shih linkun në komente).

Por, kjo pjesë është fshirë në raportimet e portalit Reporteri e Gazeta Express (shih linqet në komente!) dhe nuk mund të gjendet në asnje media tjetër të Kosovës!

Në vend që të interesoheshit se për çka lobonin zyrtarët e Kosovës, ju e fshin krejt?!

 Ka gjëra interesante në atë raport, o pusa! (Shih linkun në komentin e parë!)

https://s.wsj.net/…/documents/house-mazars-report.pdf

https://balkaninsight.com/…/albanian-officials-spent…/

Lini një Përgjigje

Mali i Zi, krimet e luftës së viteve '90 ende të pashqyrtuara nga gjyqësori

Vuçiq përmes Dodik-ut, po i shpall luftë BE-së dhe SHBA -ve!