Kjo është Safet Sofi Juka (1921-2005) Shkodrane e cila jo vetem ishte e bukur nga pamja por mbi të gjitha e bukur nga shpirti, atdhetare nga zemra, nacionaliste nga edukimi. Ishte profesore, piktore, kritike arti, veprimtare e çeshtjes kombetare.
Ndoqi arsimin e mesem ne Shkollen Nana Mbretërshë në Tiranë, per ta vazhduar në Vjenë të Austrisë; është ndër vajzat e para shqiptare që diplomohet ne Universitetin e Parisit në Sorbonë ku merrë diplomën ” Licence es Lettres”.
Ka hapur ekspozita pikture në Egjipt dhe ka qenë kritike arti. Pasi vendoset në Amerikë krahas mesimdhënies do të bëhej një aktiviste e shquar e çështjes kombëtare ku me 1984 boton në anglisht librin “Kosova ne Jugosllavi nën dritën e dokumentave historike”.
Po keshtu, perktheu edhe librin e gazetarit dhe dëputetit austriak Leo Freundlich “Albaniens Golgota” ku tregohet genocidi mbi shqiptarët. Me këto dy libra ajo sensibilizoi çeshtjen shqiptare deri në kancelaritë më të larta amerikane dhe europiane.
Aktiviteti i kësaj shqiptareje të madhe është shumë me i gjere, pershkruar ne dy librat e mi “Fjalor Enciklopedik i gruas shqiptare” dhe ” Fjalor Enciklopedik i Hapësires Shkodrane”.
Marrë nga një koment në Fb i znj. Zenepe Dibra