in

I njihni shqiptarët e Moldavisë, apo siç i th'rrasin ata 'Moldavian Arnăuții'?

Sipas asaj që shkruan në librin ” ARNĂUŢII ÎN ŢĂRILE ROMÂNE (SECOLELE XVIII-XIX)  ” Arnautët ishin një trup lefegii (mercenarësh), me origjinë shqiptare, të pranishme në ushtritë e dy vendeve ekstrakarpate rumune që në shekullin e 17-të, pasi Mikael Viteazul lejoi vendosjen e 15.000 shqiptarëve në veri të Danubit.

Numri dhe roli i tyre në forcat e përgjithshme ushtarake të dy vendeve ndryshonte, në varësi të opsioneve të pushtetarëve, burimeve që kishin në dispozicion, synimeve të propozuara etj. Për shekullin e 17-të, llogaritet se arnautët do të përfaqësoheshin nga disa qindra njerëz.

 Për më tepër, burimet përmendin se Petru Şchiopul, zoti i Moldavisë (1574–1577, 1578–1579, 1583–1591) kishte një roje prej 400 trabantësh dhe 500 shqiptarësh. (Universiteti Prof. Dr. Petre OTU)Janë të njohura vallet ose lojërat „Jocul arnăuţilor“,të cilat organizohen si pjesë e zakonit të Vitit të Ri në zonën përreth Neamț në Moldavinë qendrore-perëndimore si vazhdimësi e traditës së këtyre njerëzve.

Edhe pse këto valle në kohë janë stilizuar dhe ndryshuar ,sipas prof.Giurchescu tipari dallues në vallëzimet  Arnăuți asht goditja e shpatave në betejë të stilizuar.Por ,nuk shenjë absolute  dalluese tipike arvanite/shqiptare asht veshja e tyre me theks fustanellën tipike arbënore.

Siç mund ta shihni edhe në fotot e postuara krahas këtij shkrimi!Për të gjitha aspektet e origjinës së këtyre shqiptarëve në vendet Rumuno-folëse duhet të merren historianë e akademikë shqiptarë e jo të flejnë gjumë në kolltuqet e tyre ,sepse unë mendoj se kjo histori nuk mbaron e as fillon si prurje e pretenduar osmane në këto vende!

Kjo shtrirje shqiptare në këto vende e Ukrainë ,unë menoj se ka bazë që nga civilizimi i hershëm Ilir ,për të vazhduar si vazhdimësi ,Dako-thrake e deri në ditët e sotme!Xhelil ArifiCa foto janë marrë nga :Historia Renascita

PS:Autori nuk pretendon anën shkencore. Këto shkrime ma tepër janë të karakterit publicicstiko-sensibilizues.

Lini një Përgjigje

Vdiq Ballkani i hapur – rroftë Ballkani i hapur!

Arbëreshët e Kroacisë, historia e shqiptarëve të Zarës