in

Kurti mori pjesë në Darkën Tradicionale të Krishtlindjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, mori pjesë në Darkën Tradicionale të Krishtlindjes.

Kryeministri Kurti e falënderoi Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës për ftesën dhe i uroi për festat e Krishtlindjes e Vitit të Ri 2024.

“Unë jam shumë i gëzuar që ndodhem sonte këtu në mesin tuaj për këtë darkë tradicionale të Krishtlindjes. E falënderoj Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës për ftesën dhe gëzuar Krishtlindja, e urime Viti i Ri 2024, për juve, familjeve tuaja dhe miqve që keni. Ju dëshiroj mbarësi, shëndet, lumturi, shumë dashuri dhe suksese në fatin tonë të përbashkët, por edhe në atë të veçantë familjar”, ka theksuar Kurti.

Lini një Përgjigje

Çeku: Hashim Thaçi ka tentuar të ndërtoj pallat presidencial në qendër të Prishtinës në vlerë 50 milionë €

Izraeli e hap një pikë kufitare për furnizim me ndihma në Gazë