in

Sabiha Kasimati është ekzekutuar me urdhërin personal të Enver Hoxhës

– Është ekzekutuar me urdhërin personal të Enver Hoxhës, i cili në Liceun e Korçës e kishte shoqe shkolle.-Studiuesja SABIHA KASIMATI është ekzekutuar nga diktatura e Enver Hoxhës, Hysni Kapos. Mehmet Shehut dhe grave të tyre shpirtskëterra….

Kur xhaxhai i Sabiha Kasimatit i shkoi tek Omer Nishani, kryetari i Kuvendit Popullor e i kërkoi ta shpëtonte Sabihanë që Omer Nishani e kishte të afert në miqësi, Omer Nishani uli krahët me dëshpërim e tha:- Nuk kam çfarë bëj, për Sabihanë ka urdhëruar vetë Enveri…Dhe e ekzekutuan bashkë me 21 intelektual të tjerë: Lluka Rashkoviç, Hekuran Troka, Tefik Shehu, Pjerin Guraziu, Jonuz Kaceli Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorraliu, Fadil Dizdari.Ishte 26 shkurti i vitit 1951.

Sabiha Kasimati ishte 38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo vendosi të kthehej në atdhe. Punoi në Institutin e Shkencave, duke qenë i njohur kontributi i saj në këtë fushë. Sipas dokumentacionit, studimi “Peshqit e Shqipërisë” me autorësi të Sabiha Kasimatit është botuar në prill të vitit 1950, por nuk gjendet asnjë skedë që të vërtetojë ekzistencën, madje as gjurmë në inventarin e regjistrimit të librave të kohës.Mjerisht e për turp, veprën e saj shkencore e vodhën kolegët e saj shqiptarë e rusë dhe e botuan me emrat e tyre, rusi G.D. Poljakov dhe shqiptarët Nd. Filipi, Kozma Basho dhe A. Hysenaj.Faqja e zezë e historisë.

Sabiha Kasimati është nderuar me titullin “Nderi i Kombit”.

k. p. traboini

Lini një Përgjigje

Rama paralajmëroi vizitë në Kosovë, mbi lobimin e Draft Statutin e tij !

Talat Xhafri, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, nga 28 janari