Gjakova çerdhe e komunizmit (3)
Shkruan av.Zanfir Kryeziu
17).Besim Imami, i lindur në Gjakovë. Familja e tij erdhi në Shqipëri dhe u vendos me banim në Tiranë në vitet tridhjetë. Komunist, komisar kompanie në Brigadën II partizane të Shqipë- risë, u vra në Brar, në periferi të Tiranës, në janar 1944.
18).Ramiz Treni,i lindur në Gjakovë,pati ardhur në Shqipëri për studime.Komunist,u pushkatua në 4 shkurt 1944 në Tiranë nga xhandarët kosovarë të Xhaferr Devës, si terrorist, për shkak të atentatit ndaj një shkolle në Tiranë. Në Tiranë një rrugë sot mban emrin e tij.
19). Sadik Pozhegu,i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime i ndoqi ato në Korçë, ku u bë komunist. Ai u vra në Kala të Dodës, bashkë me Hajdar Dushin.
20). Zekeria Rexha, i lindur në Gjakovë në 1910 pati ardhur në Shqipëri për t’u shkolluar, ku nga shteti shqiptar iu dha bursë për të studiuar në Liceun Kombëtar të Korçës (francez). Pas përfun- dimit të tij nisi punë në 1932 në Tiranë, në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Atje ra në kontakt me rrethin e gjakovarëve komunistë, të tubuar rreth Asim Vokshit. Shteti shqiptar ia ndërpreu bursën për shkak se ra në gjurmë të veprimtarisë së tij komuniste. Deri në 1942 ishte mësues në Gjimnazin shtetëror të Tiranës, e njëkohësisht veprimtar komunist. Ai do të ishte edhe anëtar themelues i PKSH. Në 1942 shkoi në Gjakovë ku u bë organizator komunist, por duke luajtur rolin kinse të intelektualit pa parti. Hartues i Rezolutës së Bujanit. Pas luftës jetoi dhe punoi për një periudhë në Kosovë, por në 1958 u rikthye në Shqipëri.
21).Vehbi Lama, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
22).Fadil Hysen Hoxha, i lindur në Gjakovë (nuk duhet ngatërruar me Fadil Hoxhën,heroin e popujve të Jugosllavisë),erdhi në Shqipëri për t’u shkolluar. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 15 janar 1940, mes emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
23). Mazllum Këpuska, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
24). Xhevdet Hamza, i lindur në Gjakovë, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
25). Qamil Nixha, i lindur në Gjakovë,pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
26). Mehdi Xhara, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 9 janar 1940, mes 17 emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste, dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. Më pas do të ishte anëtar themelues i PKSH.
27). Osman Arifi, nga Vokshi i Gjakovës, i ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Emri i tij gjendet në një listë që Prefektura e Shkodrës i dërgonte Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Tiranë, në 15 janar 1940, mes emrave të nxënësve që kanë bindje dhe veprimtari komuniste,dhe të cilët do të përjashtoheshin nga shkolla. U pushkatua në Tiranë në 4 shkurt 1944 për pjesëmarrje në atentatin me bomba ndaj një shkolle ku qenë vendosur fëmijët e xhandarëve të ardhur në Tiranë nga Kosova.
28).Hysni Lajçi, i lindur në Gjakovë në 1921, emigroi në Shqipëri, ku u bë komunist dhe anëtar themelues i PKSH. Më pas iu bashkua Batalionit partizan “Bajram Curri” që i përkiste Ushtrisë Partizane të Shqipërisë. Në 1942 u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Në 1945 hyri në Milicinë Jugosllave ku arriti gradën kapiten.
29). Qamil Brovina, i lindur në Gjakovë, pati ardhur në Shqipëri për studime, nxënës në Normalen e Elbasanit, ku u bë komunist. Anëtar themelues i PKSH. Më pas u dërgua në Gjakovë, ku pati detyra drejtuese si komisar politik i Aradhës partizane “Emin Duraku”.
30). Fahri Hoxha, i lindur në Gjakovë në 1916, erdhi në Shqipëri ku u bë komunist. Në 1942 kaloi në Gjakovë ku pati detyra ilegale si organizator komunist, ndërsa më pas iu bashkua njësive partizane në Kosovë. Në 1943 shkon përsëri me detyra partiake në Tiranë ku arrestohet në Tiranë në 1944 dhe dërgohet si i tillë në Gjakovë,ku varet publikisht së bashku me terroristen sllavo-muslimane Ganimete Tërbeshi.
31).Avdyl Gllava, i lindur në Gjakovë, emigroi në Shqipëri ku ishte punëtor dhe u bashkua me lëvizjen komuniste. U arrestua dhe u burgos në Shqipëri nga italianët. Pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943 arratiset dhe u bashkohet njësive partizane të Shqipërisë, nga ku shkon me detyra ilegale në Gjakovë.
32).Dërgut Vokshi, i lindur në 1913 në Gjakovë, emigroi në Shqipëri me familjen në periudhën mes dy luftrave botërore. Në Shqipëri bëri shkollën e xhandarmërisë dhe punoi si xhandar. Iu bashkua lëvizjes komuniste nën ndikimin e kushëririt të tij, komunistit të njohur Asim Vokshi. Anëtar themelues i PKSH. Më pas shkoi me detyra në Gjakovë ku arrestohet dhe pushkatohet.
33) Ibrahim Vula, i lindur në Gjakovë, punëtor shegert që kryente udhëtime në Shqipëri për shkak të profesionit, dhe që i përdorte edhe për veprimtarinë e tij komuniste. Në një rast të tillë arrestohet dhe burgoset në Shqipëri në qershor 1943. Më pas arratiset nga burgu dhe iu bashkohet njësive partizane të Shqipërisë, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944. Pas luftës shkoi në Gjakovë, ku bëri punë të ndryshme si zyrtar.
Pse shkrimtari italian Curzio Malaparte shkruan se shumë komunistë: “ishin dhënë pas pederastisë, duke menduar se ishin dhënë pas komunizmit”, ndërsa kasabaja e Gjakovës e kishte namin e dylberëve (pederastëve).
vijon