in

A e dini se myslimanët falen sikur feja e krishterë?

Dom Roberti

Lutjet apo falja përmbys, qilimat dhe kohët e caktuara të lutjeve janë të gjitha tipare të devocionit të të krishterëve të lashtë, edhe pse lutjet mes tyre dallojnë njëra nga tjetra. Le ta zbulojmë të vërtetën.Edhe pse në shekullin e VII-të në Arabinë Saudite lindi Islami, prapëseprapë ndikimi i Fesë së Krishterë është shumë i madh në Islam. Është e habitshme ngjashmëria e lutjeve midis të krishterëve dhe muslimanëve. Mënyra se si luten janë të ngjashme në disa pika, megjithëse në thelb kanë dallime të mëdha.

Besimtari musliman falet pesë herë në ditë: para lindjes së diellit, në mesditë, në orët e vona të pasdites, në perëndim të diellit dhe para se të shkojnë në shtrat.

Mbreti David i cili ka shkruar psalmet thotë: “Unë do ta thërras në ndihmë Hyjin në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë.” (Psalmi 55,17).Të krishterët miratuan këtë lloj orari të lutjeve sidomos nëpër manastiret e murgjve. 

Në shekullin e VI-të, murgjit luteshin shtatë herë në ditë: gjatë natës, në agim, në mëngjes, në mesditë, pasdite, në perëndim të diellit dhe para se të flejnë.Muslimanët kur luten biejnë në gjunjë, pastaj përmbys me kokë në tokë dhe sipër një qilimi. Përveç kësaj, këpucët duhet të hiqen.

Edhe në kishën kopte është traditë gjatë lutjeve biejnë përmbys. Kjo traditë e ka burimin te Jezusi: “Pastaj ra me fytyrë për dhé e lutej: ‘Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kelk mundimesh…’ (Mateu 26,39).Në kishat kopte të krishterët sjellin një qilim të vogël te abati i tyre për t’u bekuar, dhe pastaj me të luten në shtëpinë e tyre. 

Ende sot disa luten pa këpucë, duke i lënë ato në oborrin e kishës.Kur muslimanët luten ata gjithmonë janë në drejtim të qytetit të Mekës.Sa për dijeni edhe të krishterët janë lutur me fytyrë nga Lindja. Lindja është drejtimi i lindjes së diellit dhe lidhej natyrshëm me qytetet orientale të krishtera.

Për katolikët Lindja konsiderohej simbol i Krishtit, Drita e botës dhe drejtimi i Ardhjes së Dytë. Lindja e diellit lidhet edhe me ringjalljen, sepse në Ungjill shkruhet se Krishti u ringjall herët në agim nga të vdekurit .Për shumë shekuj katolikët janë lutur me drejtim nga lindja (latinisht ‘ad orientem’), duke kremtuar Meshën shenjte dhe lutjet e përditshme. Për shembull Katedralja “Zoja Ndihmëtare” në Prizren altari është i vendosur kah Lindja (Jeruzalemi).

Lini një Përgjigje

Shka është emërtim italo-shqiptar për sllavët, nuk është fyerje!

Përplasje të forta Kroaci-Serbi: Dëbimi i diplomatit, destabilizon rajonin