Shikova më poshtë në tekst mos po e gjej edhe emrin e ndonjë ajatollahu e mullahu nga bota arabe që ka bërë thirrje për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi, por nuk gjeta asnjë
Shtetet e Bashkuara dhe Europa, të paralajmëruar për një “tjetër Bosnje” prej gazetarëve këmbëngulës e parimorë, por edhe prej politikanëve e personave me autoritet moral si Haveli dhe Papa, vendosën të veprojnë. Në mars të vitit 1999, NATO- ja filloi të bombardojë Serbinë”.
Historiani i njohur britanik Timothy Garton Ash, në librin e tij më të ri “Vendet e mia- Një histori personale e Europës”, në faqen 256, mes tjerash, shkruan: “Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës morën arratinë për të shpëtuar, duke iu druajtur një gjenocidi në një shkallë edhe më të gjerë se Bosnja. Ata po që e njihnin Millosheviçin.
Më në fund Shtetet e Bashkuara dhe Europa, të paralajmëruar për një “tjetër Bosnje” prej gazetarëve këmbëngulës e parimorë, por edhe prej politikanëve e personave me autoritet moral si Haveli dhe Papa, vendosën të veprojnë.
Në mars të vitit 1999, NATO- ja filloi të bombardojë Serbinë”.Shikova më poshtë në tekst mos po e gjej edhe emrin e ndonjë ajatollahu e mullahu nga bota arabe që ka bërë thirrje për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi, por nuk gjeta asnjë. Sepse ata ishin në anën e atyre që po kryenin gjenocid. Dhe janë dashur vetëm 24 vjet që ne të fillojmë t’i harrojmë këto të vërteta dhe të lejojmë instalimin e mentalitetit të mosmirënjohjes, nga i cili, në fund të fundit, veç një rezultat kemi me pasë: me ia thy qafën vetes.
Blerim Latifi