in

DISA HOXHALLARË JANË TMERRI I SHQIPTARISË

Shkruan: Zekerija Idrizi

– Mohojnë identitetin kombëtar- Fyejnë e përdhosin simbolet, zakonet dhe figurat tona markante kombëtare- Krijojnë ndasi e urrejtje vëllazërore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme- Luftojnë islamin tradicional dhe propagojnë një islam politik, për të dominuar sheriati e kalifati islamik në Arbëri, duke luftuar kështu laicitetin dhe sekularitetin e shtetit tonë- Prekin rëndë në traditat dhe kulturën shqiptare duke ligjëruar martesat incestuale me vajzat e axhës, të hallës e të tezes- Favorizojnë xhihadin-luftën fetare mbi luftërat dhe angazhimet tona kombëtare- Mohojnë shkollën (medhëhebin) tonë tradicionale hanefite, duke propaguar jo-medhëhebizmin, respektivisht vehabizmin (selefizmin)- Propagojnë neo-otomanizmin (turkofilizmin), duke shpallur çlirimtar sundimin pushtues 500 vjeçar të Perandorisë Osmane në Iliricum (në trojet shqiptare). Në këtë rrafsh kërkojnë me ngulm kthimin e sulltanatit otoman.- Mëtojnë me çdo kusht t’i fusin hundët në çdo pore e segment të shoqërisë sonë: në politikë, në kulturë, në art, në arsim, në sport etj, duke synuar kështu shkërmoqjen dhe përdhosjen e vlerave tona kombëtare dhe evropiane…..si dhe shumë e shumë non-sense e prapështi të tjera…

P.S. Nëse nuk i ndalet hovi kësaj fushate barbare antikombëtare është rrezik që shoqëria shqiptare të sirianizohet o afganistanizohet, siç veçmë mjerisht ka ndodhur me shumë të rinjë e të reja shqiptare.Fatal është fakti që shumë xhami në trojet tona kanë rënë në kurthin e kësaj fushate, duke u menaxhuar e administruar nga hoxhallarë e imamë radikalë vehabitë.Të gjitha këto anomali e shëmti i dëshmojnë ligjëratat e tyre në rrjetet sociale si: facebook, twiter, tik-tok, youtube etj.Është e paarsyeshme dhe e pafalshme edhe indolenca dhe pasiviteti i administratave e bashkësive fetare në atdhe dhe jashtë në diasporë.

Hoxhë Zekerija Idrizi

Lini një Përgjigje

A po vjen rendi i Ri Botëror me Trumpin, Putinin dhe Xi Jinping ?

Prokuroria e Pejës të merret me ata që e imponojnë islamin