in

Kepi i Rodonit, Kalaja e Skanderbegut, Manastiret dhe Kisha e Shna Ndout

Shkruan:  Romeo Gurakuqi

Ata qe kane dashte me e shkaterrue kete vend ne kohet moderne e kane pase perhere te gatshme formulen dhe burimet njerezore me e realizue, pa pase nevoje me sjelle trupa dhe me ndertue strategji te sterholluara.

Ne Shqipni perhere gjenden “skuadra vullnetaresh”, “Legjionesh te Shenjta”, “agjentesh vullnetare” qe futen lehtesisht ne veprim, ngrihen kunder flamurit, gjuhes shqipe, shtetit, institucioneve, identitetit nacional, trashegimise kulturore qe na ban krenar, monumenteve te kultures, heronjve te tradites kujtimi i te cileve na ka formesue, pasurise publike, historise dhe qenies sone europiane.Kujtoj ketu se si esadistet e riperqendruar ne Durres, rivalizuan ne menyre vdekjeprurese qeverine kombetare te Ismail Qemalit, Dom NIkoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit dhe eterve  shtetformues, ose se si renegatet e deformuar vorioepirotiste dhe otomaniste goditen Principaten Shqiptare te njohur nderkombetarisht, shkaterruan Shqiperine e ndertuar me aq mundim nga Rilindasit me perkrahjen austro-hungareze.

Nderkohe, te gjithe ne perjetojme zhdukjen e elites se kombit ne vitin 1945-1949, sikurse kemi ende jehonen e vitit 1997, kur brenda pak diteve, drejtimi i brendshem politik, servitoret e atyre qe donin nje shtet sa ma te dobet dhe te çatrafiluar shqiptar, kontrolluesit e nje shteti te ndertuar mbrapsht institucionalisht, politikisht dhe nacionalisht, kthyen me nje shpejtesi marramendese ne germadhe vendin, nga Jugu ne Veri.

Keto dite, nderkohe qe ne Parlament vijon nje perplasje e deshperuar me qitje te larget kunder perpjekjeve per rindertim te nje shteti te drejte, ne Kepin e Rodonit, aty ku ndodhet Kalaja e ndertuar nga Gjergj Kastrioti, heroi kombetar, rrenojat e disa manastireve dhe kisha e vjeter romako-gotike e Shna Ndout, te gjitha prona te Provinces Françeskane te Shqiperise, pjese e Kishes Katolike, po zhvillohet nje beteje e re rrenimtare, kunder te drejtes se percaktuar, trashegimise sone nacionale, nje pjese te historise krenare dhe te drejtave te komuniteteve religjioze.Dhe nuk eshte nje beteje mes Pronareve Historike dhe Shtetit, por eshte nje perplasje mes anderruesve per zaptim, nderkohe qe Shteti, Ministria e Kultures, Policia e Shtetit bejne sehir, ose kryejne vetem veprimet post factum gjyqesore.

Ndodh vetem ne Shqipni kjo lloj drame te rezikshme kur dalezotsit qe mbijne nga hiçi, kthehen ne protagoniste te proceseve ne te cilat rregullator do te duhej te ishte shtetit qe nuk bzan.Nuk eshte sulmi i pare ndaj prones se Provinces Franceskane  e Kepin e  Rodonit.Me 8 shtator 2020, ky vend i shenjte kombetar u rrethua me ore te tera nga flaket e zjarrvenesve te paidentifikuar.Aso kohe pata shkruar se:  behet fjale per zjarrvenien ndaj monumenteve historike me randesi te posaçme, ndaj një ndertese, që i takon arkitekturës romaniko-gotike te shek. XIII, qe ndodhet afer Kalase se Skanderbegut; behet fjale fshirjen nga faqja e kodres se nje Kepi te famshem me aq shume histori, te nje masivi pyjor qarkues, prone e Kishes Katolike (Provinces Franceskane Shqiptare), nga zjarrevenes dhe grabites profesioniste.

Ne fakt, ngjarja e vitit 2020 sikurse edhe kjo e ketyre diteve te fundit, eshte pjese e “afrimit te perditshem dhe te pandalun te gllaberuesve te tokave ne bregdetin rreth e qark Kepit te Rodonit”, zonave  ne Jug dhe Veri te kesaj pasurie natyrore dhe kulturore.Ajo qe me habiti me se shumti ne gjithe kete histori te sotme ishte profilizimi i paleve te kesaj perplasje dhe shperdorimi i tagreve dhe kufizave juridike te veprimtarise nga ana e titullareve te Provinces Françeskane, qe, pas flakeve te vitit 2020, paskan nenshkruar kontrata sipermarrjeje. (ne qofte se lajmi eshte i vertete)!!!!Sipas meje, kjo eshte e papranueshme.

Une besoj se askush nuk ka pasur te drejte te hyje ne veprime kontraktore, qe afrojne civilet dhe privatet laike, ne nje prone kishtare, qe eshte njekohesisht edhe monument i kultures sone kombetare.Mendoj se nderhyrja ne shume plane, e Konferences Ipeshvknore ne kete rast duhet te jete e menjehershme, qofte ne rikthimin e se drejtes qe i takon Kishes Katolike (Provinces Franceskane Shqiptare), qofte ne mbrojtjen e nje siti te historise sone, prane te cilit nuk ka pune askush vec autoriteteve shkencore, kulturore dhe ato mbrojtese shteterore.

Edhe nje here dua te perseris se ajo qe po ndodh ne keto ore ne Kepin e Rodonit duhet te vendose ne alarm dhe veprim te gjitha strukturat e specializuara te Shtetit, duke filluar nga Policia, Ministria e Kultures, Autoriteti i Kulteve.Nje jave me pare isha ne Kosove dhe vizitova Ulpianen, ku vazhdonin germimet per zbulimin e plote te Bazilikes Iustiniana Secunda dhe Pallatit Episkopal. Ajo qe me beri pershtypje ishte kujdesi i posaçëm i Qeverise se Republikes se Kosoves. Ruajtja e Qytetit Antik Dardan, pervec rojeve civile te betuara, realizohej edhe nga Policia e Shtetit te Kosoves me sherbim 24 ore.Edhe pse kemi 111 vite jete shteterore, Shqiperia duhet te mesoje nga shtetndertuesit dhe ushtruesit e funksioneve qeverisese te Republikes se Kosoves ne mbrojtjen e trashegimise kombetare.

Lini një Përgjigje

KRITIKO EDHE FETË TJERA!

Demonstratë islamike në Tiranë