in

Perdorimi i forces per nderrimin e besimit

Pjese shkurt nga vepra e Edwin Jacques SHQIPTARET.

Pergatiti Ndoc Bushgjoka

0″Historia nuk jep asnje prove qe te vertetoje se perqafim i i islamizmit te kishte filluar para se ne Shqiperi te shfaqej jatagani turk.”

(Faqe 240)

“Historiani Kantemiri, i cili citon dokumente turke, tregon per urdherin e sulltanit, që te gjithe epirotë te behen synet ose te denohen me vdekje per te lare tradhetine e Skenderbeut.”

(Faqe 241)

“Me 1624 turqit kapen famulltarin e Kisanjes ne Shkoder dhe pas refuzimit te tij per tu bere musliman e mbyten. Besimtaret e famullise e moren trupin e pajete te fratit pasi paguan nje shume te mire.”

( Faqe 242)

“Ne vitin 1668 dy franceskane u vrane ne Shkoder se nuk u binden te lenin predikimin. Ne vitin 1721 nje misionar franceskan u denua me nje vdekje, mbytje te ngadalte, sepse nuk pranoj te mohonte fene e tij dhe te behej muhamedan.”

(Faqe 242 )

“Nje shqiptar ne Janine me emrin Gjergj, nuk pranoj te behej muhamedan ndaj u burgos e vu nen tortura deri sa vdiq. E shoqja per te shpetuar femijet nga myslimanizmi, i shpalli ata te paligjshem, duke preferuar me mire ” humbjen e nderit te vet.”

(Faqe 242 )

Trysnia e pushtuesit mbi popullsite e krishtera.

Kushtet e vena nga Kalifi Omar ( Paste rahmet ) mbi te drejtat e detyrimet e haraçpaguesve :

1. Te mos ndertojne kisha as sinagoga ne territorin muhamedan.

2. Te mos i rindertojne ato qe ishin rrenuar.

3. T’i mbajne dyert hapur per te gjithe udhetaret myslymane.

4. Tu ofrojne te gjithe mikepritjen myslymaneve deri ne tri dite ( falas ).

5. Te mos perzihen ne punet e myslimaneve, e te mos u raportojne asgje te pafeve.

6. Te mos guxojne tu kundervihen te afermeve te tyre qe duan te perqafojne fene islame.

7. Te sillen me respekt ndaj myslymaneve.

8. T’u lirojne vendin myslymaneve kur keta jane te pranishem, pasi ato vende jane te myslymaneve dhe jo te pafeve.

9. Te mos mbajne rroba dhe zbukurime te ngjashme me ato te myslymaneve.

10. Te mos perdorin emra myslymane.

11. Te mos ecin mbi kuaj me shale e kapister.

12. Te mos mbajne shpate apo arme te tjera.

13. Te mos mbajne kurre ne gisht unaze te kushtueshme e me gure te çmuar.

14. Te mos pijne vere ne publik dhe te mos e shesin kurre.

15. Te mos vishen kurre si idhujtare.

16. Te mos kopjojne kurre doket dhe zakonet e idhujtareve.

17. Te mos blejne shtepi apo banesa ne vendet e myslymaneve.

18. Te mos i varrosin te vdekurit ne varret e myslymaneve.

19. Te mos ankohen kurre kur u bien fatkeqesi, e te mos qajne kur u vdesin te afermit.

20. Te mos blejne kurre skllever myslimane.

Nese i krishteri i shkel keto, asnje dhurate argjendi nuk mund t’i shpetoje jeten dhe çdo myslyman ka te drejte ta ndeshkoje te pafeun me vdekje.

Edwin Jacques “Shqiptarët” Faqe 247

Lini një Përgjigje

Moti i keq në Itali/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

U përkthye në 40-të gjuhë të botës, “Njeriu më i lumtur në botë”, promovohet në KultPlus Caffe Gallery