in

Islamisti Arifi: Kurti e harroi Luginën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai për RTSH-në tha se Lugina e Preshevës nuk po e gëzon mbështetjen e duhur nga qeveria e Kosovës, madje me Marrëveshjen e Ohrit, u varros aspirata e Luginës për t’u bashkuar me Kosovës.

“Kurti ka ndryshuar qëndrim, ku më pak se një vit më parë, ai ka folur për reciprocitet dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kurti e ka varrosur të gjitha mundësitë që ne të jemi pjesë e Kosovës,” u shpreh Arifi.

Sipas Arifit, qeveritë e mëparshme në Kosovë, kanë pasur disa diskutime për shqiptarët e Luginës, por me ardhjen e Kurit dhe qasjen e tij me këtë dialog e bën të pamundur perspektivën e Luginës.

Shqiprim Arifi është i njohur per afrinë me kreun më shovinist serb dhe me islamistët: Mirë me Vulinin e Vucicin, mirë me Erdoganin.

Lini një Përgjigje

Moska rekruton të rinj serbë për të luftuar në frontin ukrainas

Japonia planifikon të vendosë sanksione ndaj Hamasit