in

Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me rastin e vrasjes së dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ai ka thënë se duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit

Përmes një postimi në “X”, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, si dhe atij belg, Aleksandër De Croo, për këtë ngjarje tragjike.

“Të tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet që humbën të dashurit e tyre, për kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, si dhe kryeministrin belg, Aleksandër De Croo. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”, ka shkruar Kurti.

Lini një Përgjigje

Belgjika në nivelin më të lartë të gatishmërisë kundër terrorizmit

Çka tha Macroni në Tiranë për liberalizimin e vizave?