Policia e Kosovës është pajisur me 7 sisteme të fluturakeve pa pilotë . Ky donacion erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në ceremoninë e pranim-dorëzimit ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e vlerësoi SHBA-në si një ndër mbështetësit kryesor të Kosovës, duke shtuar se ky donacion është i nevojshëm.
“Do të ndikojë pozitivisht një ngritjen e kapaciteteve të Policisë për të menaxhuar situata në terren, si nga aspekti i menaxhimit të eventeve të mëdha, si në protesta, koncerte, manifestime publike, monitorimin e kufijve të Kosovës si dhe në operacione tjera të hetimit që policia do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.
Derisa ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier i cilësoi dornët si “burim jetik për organet e zbatimit të ligjit në Kosovë.
“Sigurojnë mbikëqyrje dhe ofrojnë mbështetje taktike për misionet policore”, tha ai. 21Media