in

Veriu i Kosovës në veprën artistike të piktorit !

Sherif Ramabaja

Putinit të Ballkanit Vuçiqit, iu deshën 17 orë për të dal para mediave për ngjarjet në Veriun e Kosovës, sepse nuk dinte se si ti trillonte ngjarjet.

 Ramës po ashtu i është dashur kohë të përgatitej, për ta gjetur një balancë, që mos ta trazoj miku e tij Vuçiq dhe Serbinë. Edhe kur doli, s´dinte kush se ç´thoshte! Nuk dihej: po e akuzonte Kosovën, po e arsyetonte Serbinë, apo po i përfaqësonte ndërmjetësuesit, Borrell e Lajcak.

Skandalet i vazhdoi pas çdo paraqitje të radhës. Dhe (më e keqja) ato s´po gjejnë fund.

Grupin sulmues (terroristët) nuk pati guxim ti emëroi si grup paraushtarak, terrorist, paramilitar, sulm ushtarak i Serbisë për pushtimin e Veriut të Kosovës, Agresion ushtarak etj. por veprimin e tyre (pati guxim) e kualifikoi si krim, sikurse bandat e drogës në Shqipëri. Serbinë apo Vuçiqin me asnjë fjalë nuk i vuri para përgjegjësisë, edhe pse Kosova i ofronte dhe po i ofron faktet para tërë botës.

Nuk duhet harruar t´i ceken edhe meritat: e qortoi Vuçiqin dhe Serbinë kur shpallën ditë zie për terroristët. Nuk është dashur u tha, është diçka e tepërt.

Dhe pa humbur kohë menjëherë i vazhdoi skandalet: kërkoi që KFOR ta marr veriun nën kontroll, por kjo s´ishte e tëra.

Në një intervistë për një medium të huaj tha: Veriu i Kosovës s´është i askujt, pasi qe sa vite s’është nën kontrollin e askujt. Ndoshta do të duhej tash të vendosej se, kujt i takon kjo pjesë territoriale. (Esad Pasha, ia kish dhuruar Serbisë)

Shqiptarët të pandërgjegjshëm, pa pikë turpi çdo paraqitje, çdo deklaratë dhe çdo intervistë të Ramës, po e shikojnë me mosbesim dhe po paraqiten me akuza të rënda ndaj tij.

Tash e tutje si ka mbetur tjetër, përpos të marr vendim që mos të flas tutje në emër të Kosovës.

 Këtë do ta ketë vështirë, sepse prapë do të ketë të tillë që do ta  kritikojnë se pse nuk flet. Pse nuk po e mbron Kosovën, pse nuk jep mendime për një zgjidhje të përgjithshme, apo pse spo e harton një draft statut të ri etj.

 Kam rënë në hall, si do ti shprehu tash e tutje ndjenjat dhe emocionet e mia për Kosovën. Ndoshta komunikimi me art, është zgjidhja.

Unë po s´fola çmendem. Komunikimi me patronazhistët, Rilindjen dhe adhuruesit e mi më japin kurajo. Përjetimet, mendimet dhe sugjerimet tash e tutje për veriun, do ti paraqes përmes pikturës.

Tash kam nevojë që imagjinatën time. Talenti im do shkëlqej anë e mbanë botës. Pëlhurën dhe ngjyrat do ti harmonizoi që të flasin dhe ta thonë të vërtetën. Piktura ime do ti përfshij të gjitha personazhet. Sidomos nuk duhet të mungojnë Albini dhe Vjosa. Pastaj një vend kyq duhet ta ketë edhe polici, Afrim Bunjaku.

 Manastiri , fshati, njësiti serb, armatimi i lënë zvarrë për tokë, autoblindat dhe të gjitha mjetet e tyre luftarake manovruese, duhet ti përfshij në pikturën time.

Në prapaskenë do të jenë: Vuçiqi, Serbia, Veriu i Kosovës, pastaj personalitetet me peshë: Dodik, Borrell, Lajcak, Grenell, EU, SHBA, NATO, KFOR, EULEX, ushtria serbe, njësia speciale e Kosovës, ushtria e Kosovës etj.

Shqipërinë për shkaqe të ndryshme, nuk do ta përfshij në veprën time. Nuk dua që të ketë keqkuptime, por ky është vendimi im që duhet respektuar.

Nuk është punë e lehtë, po përmes artit, artisti e thotë atë që mendon. Shpresoj që kjo do të arrihet, me neutralitetin tim si artist.

Mars – Rover (Satirë)

 

Lini një Përgjigje

Serwer: Osmani ka të drejtë që kërkon sanksione, Lista Serbe duhet të shpërbëhet

Edith Durham (1863-1944): Burrat e Kosovës dhe ata të Korcës janë kulmi i racës shqiptare!