Një 19-vjeçar nga Kosova vdiq nga plagët gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc.
19-vjeçari nga Kosova ishte me një shok të tij gjatë kohës kur e sulmuan një grup emigrantësh, që dyshohet të jetë nga Afganistani.
Shoku i tij arriti të ikte nga sulmuesit, por 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda nga thika dhe nuk u bëri ballë plagëve.
Policia ka thënë se është duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes dhe janë në kërkim të autorëve.
Sulmi ndaj tyre ndodhi rreth 2 minuta larg nga pika kufitare.