in

Dinamika e atentatit në Vlorë: Një makinë e ndoqi 41-vjeçarin rreth 100 m

Pas thuajse një viti pa regjistruar asnjë vrasje, Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat të bërë ndaj 41-vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj).

Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se pista që po hetohet është pista e konflikteve të mundshme që mund të ketë pasur.

Gjithashtu gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë, nga momenti kur është viktima ka pikasur autorët që e kanë ndjekur deri në momentin kur edhe i kanë dhënë goditjen e fundit duke e lënë të vdekur pranë bibliotekës në Vlorë, pas disa goditjeve me armë në trup.

“Gjithçka ka nisur në pjesën e pasme të Bibliotekës së Vlorë. Viktima e kishte pikasur se ishte duke u ndjekur, i cili e ka goditur motorin. Më pas ka nisur  të shtënat e armëve, viktima ka tentuar të largohet nga vendi ku kanë qenë goditjet. Pak larg zonës së Bibliotekës kanë qenë edhe goditjet e para. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kokorja e motorit me të cilin lëvizte viktima. Motori është goditur nga makina. Më pas 41 vjeçari ka vijuar rrugën me këmbë dhe makina e ka ndjekur me shpejtësi. Mendohet që është një automjet Audi A6 ka qenë mjeti që e ka ndjekur, ka qenë i maskuar. Janë rreth 100 m dhe në fund 41-vjeçarit i është dhënë goditja fatale”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti.

Lini një Përgjigje

Mos flini pranë telefonava, çfarë po parralajmëron Apple

Polici shqiptar më shpëtoi nga ekzekutimi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë