in

Presidentja Osmani vizitë shtetërore në Shqipëri

RTK

Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri.

Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në orën 09:00 do të kenë aktivitet të përbashkët me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e arkivave. Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë.

Me pastaj, Presidentja Osamni do të këtë edhe shumë aktivitetet të tjera. Ndër të tjera ajo do të vizitoj Beratin dhe Durrësin.

Dje gjatë ditës, presidentja Osmani është takuar me homologun e saj, Bajram Begajn, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Në kuadër të vizitës shtetërore në Shqipëri, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë takimit, presidentja Osmani dhe kryeministri Rama diskutuan për aspekte të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimin në politikën e jashtme, partneritetin ekonomik dhe stabilitetin rajonal.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e përkrahjes të delegacionit. të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës për përfundimin me sukses të trajtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas presidentes Osmani, diplomacia parlamentare ka rol jetik në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Osmani dhe kryeparlamentarja Nikolla, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave e kapaciteteve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas takimit të përbashkët kanë folur për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin e dy dendeve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk është situata në veri të vendit, ajo që ka acaruar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është Serbia ajo që gjithnjë acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Kosovës. Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Republikës Kosovës”, tha Osmani.

Presidenti Begaj, ka deklaruar se pavarësisht provokimeve që vjen Serbia, Kosova duhet të koordinohet me partnerët strategjikë si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për situatën në veri të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Liria?! Iluzioni i lirisë dhe tranzicioni i pafund…

Përleshje të dhunshme në Suedi, pas djegies së Kuranit