in

Rama në kafe me Melonin në Lungomare të Vlorës

Pas takimit në Dhërmi, kryeministri Edi Rama ka vendosur të shëtisë kryeministren e Italisë Giorgia Meloni nëpër Vlorë. Ata janë parë pasditen e së enjtes në rrugët e qytetit.

Pas një kafeje pasdite që konsumuan së bashku, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj homologes italiane duke e cilësuar si “motrën nga Shqipëria” ndërsa veten e tij e ka quajtir “‘vëllai i Italisë” duke bërë një lojë fjalësh me emrin e partisë së Melonit, “Fratelli D’Italia”. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama shprehet se ardhja e kryeministres italiane në Shqipëri “ishte një nder”. Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Pulias në Itali sërish me një traget të linjës. 

Lini një Përgjigje

“La Repubblica”: Misteri i takimit Rama – Meloni – Blair në Vlorë

Rilindja dhe afera e sterilizimeve