in

𝕂𝕚𝕤𝕙𝕒 𝕟ë ℝ𝕦𝕘𝕠𝕧ë

𝔓𝔞𝔱𝔢𝔯 𝔑𝔡𝔲𝔢 𝔎𝔞𝔧𝔱𝔞𝔷𝔦

Ishte viti 2005 dhe unë gati se nuk e njihja fare atë zonë të Rugovës. Isha mjaft i ri dhe një ditë pata dalur në shëtitje. Atje takova një djalë që quhej Xhevdet, i cili po e rregullonte shtëpinë e vet që iu kishte djegur më parë, në kohën e luftës. Ishim pikërisht në fshatin Kuqishtë dhe ky djalë më tregon se në atë kodër përballë, dikur ishte një kishë dhe në bisedë e sipër më thotë që nuk u gjend dikush që ta rindërtojë një tjetër. Unë iu përgjigja se Kisha mund të ndërtohet, por mund të ndodhë që dikush ta shkatërrojë edhe ai gjatë bisedës më tregon se ky popull e don Kishën.

Gjatë kohës kur kisha kontakte me ta, kam kuptuar se ata nuk ishin kurrë myslimanë, ata vetëm kishin hequr dorë në njëfarë mënyre nga besimi katolik për arsye që ne i njohim: si mungesa e meshtarëve, dhuna sistematike e pushtetit të atëhershëm turk. Pastaj edhe një gjë e kam kuptuar, se nuk është e vërtetë se ajo çka flitet në popullin shqiptarë, se ata e kanë ndryshuar besimin për shkak të një prifti i cili nuk iu kishte bekuar bukën ditën e Pashkëve…Popullata e Rugovës e kanë lanë besimin e krishterë sikur e kanë lanë edhe popujt tjerë, nga dhuna e madhe sistematike që e kishte bërë Perandoria Osmane e asaj kohe dhe se besimin nuk e kanë ndërruar brenda një nate, por gjatë një periudhe njëqind vjeçare, proces i cili ka zgjatur deri në islamizimin e asaj zone por që në zemrat e tyre ata kurrë nuk janë bërë myslimanë.Pastaj, në kontakt të vazhdueshëm me zonën e Rugovës, me një djalë tjetër që quhej Idriz, profesorin Isë, me disa Muriç dhe disa djem të tjerë, gjithashtu me Arben Komanin nga Gjakova, që të gjithë ishim të rinjë dhe entuziastë, filluam me ndërtimin e Kishës në Kuçishtë. 

Sa për informacion, atë kishë e kemi fillu pa asnjë para në xhep. E kemi filluar me dhuratat më të vogla prej njerëzv të rëndomtë. Më kujtohet se më ka ndihmuar Pashk Mirashi, Skënder Bajrami, Janez Frrokaj, familjarët e mij dhe dikur njerëzit tjerë që janë bashkangjitur, si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, një kushëri i imi që quhet Nikë Kajtazi dhe jeton në Amerikë, ai më ka ndihmuar me 10.000 $, pastaj don Anton Kçira me një shumë mjaft të mirë por kur është përfundu e gjithë Kisha më ka thënë se të kam nihmu pak, për arsye se kam menduar që nuk e ke përnjëmend, sepse nuk ka qenë i bindur se do të ndërtohet aty. I falenderoj nga zemra të gjithë sepse janë të panumërt dhe më kanë ndihmuar shumë gjatë asaj kohe pasi që unë isha meshtar i ri dhe nuk e kisha asnjë cent në xhep.Kisha është e kushtuar “Shndërrimit të Krishtit” dhe është ndërtuar në afat rekord, shumë shpejt. Ka filluar në fund të qershorit dhe ka përfunduar më 1 tetor të vitit 2005, ndërsa për ndërtimin e saj janë shpenzuar dikund rreth 68.000 €.Atë ditë të tetorit që ishte edhe bekimi i Kishës, kishte rënë borë në Rugovë, ndërsa në Gjakovë po binte një shi i rrëmbyeshëm dhe kur u zgjova në mengjes, e pashë kohën ashtu, mendova që s’do ta gjeja asnjë njeri atje, por u befasova me të mbërritur kur pashë shumë makina që ishin të parkuara. Jemi ngjitur nëpër baltë, por nuk do ta harrojë kurrë atë ditë kur u bë bekimi, sepse ishte një festë shumë e bukur.

Prej të gjitha Kishave që më është dhënë rasti për t’i ndërtuar, për mua mbetet Kisha më e dashura kjo në Kuçishtë të Rugovës, sepse ishte ashtu si ta quaj, si fëmija i parë që lind nga duart e tua por gjithmonë duhet ta ceki edhe njëherë, ta falenderoj Arbenin, profesor Isën dhe kuptohet famullitarin e Pejës në atë kohë, don Lenc Sopin dhe të gjithë të tjerët për kontributet dhe bashkëpunimin.Mos të harroj edhe një djalë tjetër, Shkëlqimin e Osmanit, i cili e kishte shtëpinë në afërsi të Kishës në Kuçishtë, por që tani jeton në Pejë, gjithashtu dua ta falenderoj edhe ish kryetarin e komunës së Pejës, z. Ali Lajçin.

Lini një Përgjigje

Ukraina: Kosova shtet sovran, duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë

Latifi: Para 160 viteve është dëshmuar dashuria mes djemve në Prizren