Te ne asnjëherë nuk janë bërë analiza të tilla në kufi. Mjafton që kontrollohen në Serbi. Qeveritë tona gjithnjë i kanë besuar inspektorëve serbë.
Në kufirin kroat, një nivel i lartë i një substance kancerogjene u gjet në patatet e skuqura me shije speci të prodhuara në Serbi, u njoftua në faqen e internetit të Komisionit Evropian.
Produkti nuk ka hyrë në tregun kroat dhe është shkatërruar nga dogana në kufi.
Substanca Akrilamide nuk mund të gjendet në ushqimet e freskëta dhe formohet kryesisht gjatë përpunimit të ushqimit në temperatura mbi 120 gradë, si dhe në lagështi të ulët, që përfshin pjekjen, skuqjen dhe forma të tjera të përgatitjes.
Zakonisht gjendet në bukë, patate të skuqura, drithëra mëngjesi, biskota dhe kafe. Po në këto prodhime nga Serbia janë bërë analizat?
Siç njofton Agjencia Kroate e Ushqimit, vlerësohet se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat.