in

Shqipëria vijon misionin si pjesë e KFOR-it në Kosovë

Kontingjentet shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, do të vijojnë misionin e tyre si pjesë e KFOR-it.

Këtë e ka konfirmua, në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai tha se efektivët shqiptarë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë.

“Kontigjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore Kosovë i dorëzuan njëra-tjetrës flamurin për të vijuar misionin si pjesë e KFOR. Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, për kontributin e dhënë për ruajtjen e paqes e sigurisë! #WeAreNato”, ka shkruar Peleshi.

Lini një Përgjigje

Gjermania sipas Vuçiqit, po i financon protestat kundër tij?

Kadare në kundërvënie ndaj mitit serb për Kosovën