in

Klinton falënderon shqiptarët: Ishte mbrëmje që s’do ta harroj kurrë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton ka falënderuar shqiptarët për mikpritjen në vizitën e tij në Shqipëri.

Ai natën e kaluar në Tiranë e ka konsideruar si një mbrëmje që nuk do ta harrojë kurrë.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti i 42-të i SHBA-së ka theksuar se ka qenë nder që të punojë me shqiptarët.

“Faleminderit nga zemra kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Clinton.

Ai u prit në një ceremoni madhështore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” nga kryeministri i Shqipërisë.

Gjatë adresimit të tij para shqiptarëve, Bill Clinton dha mesazhe edhe për situatën në veri të Kosovës, teksa bërë thirrje se për uljen e tensioneve.

Lini një Përgjigje

Pse përfundoi Ballkani i Hapur dhe çfarë prodhoi?

Si janë kontrabanduar armët nga Serbia?