in

Gjendje e rëndë pas vërshimeve në Pejë

Një fëmijë 5 vjeç dhe nëna e tij kanë humbur jetën nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Edhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga këto vërshime. Ndërkohë, dëmet në infrastrukturë janë të mëdha.

Një fëmijë pesë vjeç dhe nëna e tij kanë humbur jetën pas vërshimeve gjatë mbrëmjes të së shtunës në lagjen “Asllan Qeshme” në Pejë.

Banorët e lagjes thonë se asnjëherë më parë nuk kanë ndodhur vërshime të këtyre përmasave, të cilat ndodhën në pak minuta.

Ndonëse dëmet janë shumë të mëdha, ato janë minore në raport me jetët e humbura, tha kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

E gjendje mjaft e rënduar ishte edhe në qendër të qytetit dhe në lagjen “Fidanishte” ku u lënduan dy persona .

Banorët thonë se nata e mbrëmshme ishte tmerr i vërtetë.

Sipas zyrtarëve për emergjencë në Pejë, ekipet janë në terren në përpjekje për t’i sanuar dëmet  shkaktuara gjatë vërshimeve të natës së kaluar.

Lini një Përgjigje

Kurti publikon emrat e nënë e bir

Uashingtoni: Rebelimi i Prigozhinit kundër Moskës tregon “krisje të madhe” në sundimin e Putinit