Sherif Ramabaja
Askush s´do e besonte, por Kukësi brenda ditës u shndërrua në qendër të botës. Nga Rilindja është pritur që do të organizoi edhe Bunga – Bunga, por jo në një qendër provinciale, siç është Kukësi.
Ngjarja filloi me një reportazh nga qytet, i cili shpejt u vendos në qendër të vëmendjes. Transmetimi ishte paralajmëruar. Kamerat ishin vendosur gjithkah që të kapnin çdo detaj.
Skenarin e kishte bërë Piktori. Priteshin vetëm aktorët. Skenat do ti lozin ashtu që të kapeshin nga kamerat në çfarëdo pozicioni të jenë.
Aktorja ishte me cilësi të Hollywood – it. Në rolin e saj ajo ishte aq bukur inkorporuar, saqë ishte dominuese edhe brilante.
Filmi pritet të konkurroi në festivalet e shquara po edhe në qendrat e kinematografisë botërore: në Kanë, Berlin, Paris, New York, Tokio, Londër, Romë etj.
Sipas kritikëve të kinematografisë botërore, ky film mund të konkurroi edhe për çmimin Oskar. Për këtë do të tregoi koha, por t´i kthehemi edhe njëherë kushteve në të cilat u gjirua filmi.
Ishte një sakrificë, tha regjisorja. Duheshin të bëheshin përgatitje profesionale. Kishim menduar gjatë edhe për aktorët, derisa morëm propozimin nga Rilindja se cilët do ta kryenin me përgjegjësi dhe ndërgjegje detyrën.
Pastaj duhej të merrnim vendim se ku do ti gjironim skenat, lokalin, mobilimi, pamja, dritat etj. gjithçka duhej të përputhej me rrethanat që të kishim sukses. Skenat dhe aktrimi duhej të dukeshin sa më spontane.
Te Shikuesit këto komponente lozin një rol të jashtëzakonshëm, prandaj duhej që gjithçka të dukej sa më origjinale. Teksti, muzika, loja, aktrimi, kamera dhe ambienti lozin këtu një rol të posaçëm. Ne ishim marr gjatë me të gjitha këto, prandaj shpresonim që edhe mundi të na jetë shpaguhej.
Sapo përfundoi xhirimi ne u përkujdesëm që filmin së pari ta shfaqnim para publikut shqiptar, sepse Piktori dhe Rilindja këtë e meritonte.
Ne nuk duhet të harronim se gjatë fushatës zgjedhore Rilindja dhe Piktori kishin lozur rol të fuqishëm, që ta fitonin publikun për vete.
Të tjerat pastaj rrodhën sipas skenarit dhe programit të Rilindjes, Partisë Socialiste, Patronazhistëve dhe aktivistëve, për blerjen e votave.
Tash presim që filmi ynë të korr sukses dhe do t´i presim nominimet. Ne kemi besim se as ato nuk do mungojnë.
Duhet përgëzuar ekipin tonë për një punë kolosale. Falënderime të posaçme duhet të drejtojmë drejt Piktorit, sepse pa angazhimin e tij Rilindja nuk do ta kishte këtë afirmim që e ka sot.