Portieri Unai Simon ka qenë heroi i finales së edicionit 2022–23 të Nations League. Gardiani i portës spanjolle ka ndalur dy penallti të futbollistëve kroatë, duke bërë që “iberikët” ta fitojnë titullin e kampionit me rezultat 5-4.
Deri te penalltitë u shkua pasi as vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minuta dhe as koha e rregullt nuk nxorën fitues, meqë ndeshja përfundoi me porta të paprekura.
Në pjesë n e parë Gavi për Spanjën dhe Perisic për Kroacinë patën raste, por ata nuk u treguan konkret.Në pjesën e dytë Rodri dhe Ansu Fati kishin raste për spanollët, por megjithatë rezultati mbeti si në fillim.Në pjesën e parë të vazhdimeve Dani Olmo kishte një rast shënimi, por pa sukses.
Kësisoji skuadrat iu drejtuan ekzekutimit të penalltive për ta gjetur fituesin, ku spanjollët u treguan më të saktë.
Në ndeshjen tjetër për vendin e tretë të luajtur gjithashtu sot Italia e ka mposhtur Holandën.
Në edicionin e mëparshëm kampion i Nations League ka qenë Franca.