in

Shqipëria mposhti Moldavinë me dy gola

Misioni u përmbush! Sylvinho para 24 orësh nga konferenca për shtyp e cilësoi si finalen e parë sfidën përballë Moldavisë, dhe si të tillë e luajtën në fushë djemtë kuqezinj, duke shkëlqyer në çdo sektor të saj.

11-shja titullarë me Mitajn si risi në krahun e majtë, tregoi një nivel të lartë loje, duke dominuar me 70% të mbajtjes së topit në pjesën e parë dhe 7 goditje për gol.

Një prej tyre, atë të Sokol Cikalleshit e ndali vetëm shtylla për t’i mohuar golin kuqezinjve.

Edhe ’45 minutat e dyta folën për kuqezinjtë, ku djemtë e Sylvinho-s dhuruan spektakël duke shënuar dy herë.

Një supergol i Asanit në minutën ’52 të ndeshjes dhe një tjetër gol i bukur që i dhuroi qetësinë e nevojshme ekipit në të ’76 nga Nedim Bajrami i dhanë fitoren dhe tre pikët e para Shqipërisë në kualifikueset për Europianin 2024.

Kuqezinjtë pas tre ditësh do të luajnë sfidën e radhës në kuadër të kualifikuesve, në transfertë përballë Ishujve Faroe.

Lini një Përgjigje

Të gjithë kërkojnë në `Lepenc`, për familjen e aksidentuar Pacolli

Izraeli sot: Rafael prezanton sistemin SkySonic, për të rrëzuar raketat hipersonike