Në tri qytete gjermane: Dyseldorf, Frankfurt dhe Manhajm do të promovohen dy librat e Gani Mehmetaj:
“Rugovën, si e kam njohur” (ngjarje, takime, kujtime) dhe
“Zogjtë e qyqes” (kujtimet e një koloni serb), roman.
Me 27 maj 2023, në orën 13.00, në Blumenstrasse 14, Dyseldorf. organizata letrare dhe kulturore Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani, në kuadër të manifestimit letrat “Azem Shkreli” do të bëjnë promovimin e autorit nga Kosova me dy veprat letrare e publicistike. Do të marrin pjesë poetë e shkrimtarë nga Gjermania dhe e gjithë mërgata shqiptare, përfaqësues nga shtete tona shqiptare dhe gjermane, këngëtarë e instrumentistë muzikor.
Në kuadër të manifestimit do të mbahet orë letrare dhe ndarja e çmimit letrar “Azem Shkreli” për mërgatën.
Ndërkaq Lidhja Shqiptare në Botë, Gjermani dhe Shoqata Kulturore “Migjeni” në Eschborn, organizojnë po ashtu përurimin e dy veprave të publicistit, kineastit dhe krijuesit Gani Mehmetaj:
Rugovën si e kam njohur dhe
Zogjtë e qyqes.
Përurimi do të mbahet me 28 maj, 2023, në orën 13.00. Adresa Kleingartnerverein Eschborn Ts. Schwalbacher Str (përballë numrit 46, afër Stacionit të trenit-50 m).
Ndërkaq, me 29 maj 2023, në organizim të SHKSH “Dardania” në Stadthaus, Manhajm në orën 13.00, do të bëhet promovimi i dy librave të shkrimtarit, publicistit dhe kineastit Gani Mehmetaj.
Të dy veprat janë botuar nga shtëpia botuese “UETpress” në Tiranë. Romani “Zogjtë e qyqes”, i krijuesit Mehmetaj mori çmimin letrar “Kadare” në vitin 2021.