Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar mbështetjen e saj për Albina Kelmendin dhe familjen e saj që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.
Përmes një postimi në InstaStory, e para e shtetit ka kërkuar nga të gjithë që jenë sonte në përkrahje të familjes Kelmendi.
“Sonte të gjithë në mbështetje të Albinës dhe familjes Kelmendi. Forca drejt fitores”, ka shkruar ajo.
Shqipëria ndërkohë performoi e 10-ta në natën finale, ku pati një paraqitje të mahnitshme.