Liza BEQAJ gazetare
I them, nëse nuk din turqisht dhe nuk din arabisht hidhërohet Zoti dhe Erdogani…
Thotë, jo inshalla…
Në Prishtinë! I them, çfarë preokupimi keni sot, pikërisht në këtë moment?
Thotë, gjithë po mendoj në Turqi, gjithë jam me mendje te Erdogani dhe te Turqia!
I them, ku po jeton ti?
Thotë, këtu, në Prishtinë!
I them, çka ka lidhje Erdogani me këtë ditë në Kosovë?
Thotë, kush s’pe do Erdoganin, osht tradhtar!
Kush s’pe do Erdoganin osht qafir, osht shqa!
I them, çka je ti, kush je ti?
Thotë, jam musliman, elhamdulilah!
I them, a pe din turqishten?
Thotë, jo…
I them, a pe din arabishten?
Thotë, jo…
I them, a pe din së paku ndonjë dove, a po din me bo lutje?
Thotë, jo…
I them, nëse nuk din turqisht dhe nuk din arabisht hidhërohet Zoti dhe Erdogani…
Thotë, jo inshalla…
Maqedonia shqiptare