in

Në Shqipëri u dërgua elita e oficerëve britanikë që kontaktuan me Kryezinjtë

Said Kryeziu me Julian Emery

Shkruan: av. Zanfir Kryeziu

Lufta si çdo luftë kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët, kërkon armë të cilat shqiptarët nuk kishin për tu përballur, kërkon financën, shqiptarët nuk kishin financa, kërkon organizimin, por nuk kishte ndonjë organizim ushtarak, për vet situatën e krijuar. E vërteta e madhe historike    është se shqiptarët kanë bërë luftën, para se gjithash e mbi të gjitha, të mbështetur në paundin   e taksapaguesve britanikë, e vërteta historike është se brigadat e njësitë e para, lëvizja në tërësi,                 u organizua direkt nga misionarët britanikë. E vërteta është se ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në shqipëri, me një motiv; armë çdo burri e gruaje që del të luftojë              për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këte e solli Billy Mclean në misionin e tij  në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos e injorojnë këtë kontribut historik të taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike, kanë zbritë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur në Vithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misionet britanike.

U ndala në këtë segment, sepse mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktat- urës komuniste. Qeveria e mbretërisë së bashkuarë bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencën e tyre. E vërteta është se nuk i dha mbretit Zog imunitet, por mbreti qëndroi në kryeqytetin e luftës, në kontakt e komunikim të vazhdueshëm me qeverinë britanike dhe ministrinë e jashtme. Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe do të ishte i pari që do të deklaronte në   dhomën e komunave, mbështetjen e plotë dhe pa rezervë për rezistencën antifashiste shqiptare.

 Në Shqipëri u dërgua elita e oficerëve britanikë. Në qoftë se Çerçilli dërgoi në shtabin e Titos djalin e tij, në Shqipëri erdhi gjithashtu elita e trupave SOE (trupat speciale të operacioneve ekze- kutive), personalitete të jashtëzakonshme që do të beheshin me vonë 7 herë ministra në qeverinë britanike si, Julian Amery, David Smiley, Dayrell Oakley-Hill, Billy Mclean, e shumë e shumë të tjerë.  Por le tu shkojmë të vërtetave ashtu siç janë.Nuk ishin britaniket ata të cilët inkurajuan lëvizjen komuniste në shqipëri. Kontaktet e para për organizimin e rezistencës ata i kanë pasur me naci- onalistet.Personat e parë të kontaktuar prej tyre janë Vëllezërit Kryeziu, të cilët kanë një meritë historike sepse ata dhe lëvizja e tyre bashkëpunonin me të gjitha forcat politike në luftë për çlirimin e vendit nga okupimi nazi-fashist. Ata, ndonëse bënin përgjegjës mbretin zog për vrasjen e vëllait të tyre, ata u deklaruan fuqive aleate se mbreti është personaliteti i vetëm që mund të bashkojë shqiptarët. Vëllezërit Kryeziu u kërkuan aleateve Anglo/Amerikan që të takojnë një tribun, siç ishte Abaz Kupi.Ishte Kokoshi nje tjeter, ishte Mustafa Gjinishi,i njohur atëherë si komunist.Pra, ishin këta që organizuan, ishin këta të cilët sillnin të gjitha materialet ushtarake e propagandistike kundër pushtuesit. Ishte zogu që deklaroi nga Parisi; Luftë pushtuesit. Nuk ka dyshim që lëvizja u dominua në tërësinë e saj nga partia komuniste shqiptare dhe ndaj ajo mori dhe mbështetjen më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

U ndala në këtë segment, theksoj kryeministri Berisha sepse e gjykoj jashtëzakonisht të rëndës- ishëm. Vlerësimi i luftës duhet të jetë një vlerësim i plotë, duhet të ketë një vlerësim real për ata që organizuan,që armatosen që stërvitën,që financuan.Cilido që është i interesuar për historinë e kësaj periudhe, në çdo dokument do të gjejë një fakt shumë të rëndësishëm; britaniket bënë gjithçka për bashkimin e fraksioneve të ndryshme. Billy Mclean ishte arkitekt i Mukjes. Në të gjitha institucionet, në të gjitha udhëzimet, takimet, kërkonin nga shqiptarët bashkim, bashkërëndimin dhe kishin çuar misione në të gjitha grupet. Pushtuesi bënte gjithçka për ti përçarë.

Politika e përçarjes ishte politika e pushtuesit dhe e vërteta është që nuk ishte e paefektshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalë në pah roli i madh i klerit katolik, ortodoks dhe mysliman për pavarësi. Edhe këta zotërinj të nderuar kanë kontribute shumë të mëdha. Ka personalitete të cilët në mënyrën më të pamerituar janë ndryrë në banesën e harresës siç ishin : Vëllezërit Kryeziu, Ndoc Çoba, Mit’hat Frashëri etj. 

Andaj, ne duhet të përpiqemi që ata të zënë vendet e tyre të merituara në histori.

Lini një Përgjigje

Kurti me propozim-normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi si Kroaci- Serbi

Çka humbtë, kurrë mos u gjettë!