in

Rivlerësim i figurave historike shqiptare si vëllëzerit Kryeziu, Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Luigj Bumçi, Jak Serreqi, Dom Nikolle Kaçorri

Shqiptarët duhet ta dinë  faktin se luftëtarët shqiptar të cilët luftuan gjatë gjithë luftës nën komanden e Gani Kryeziut, u ekzekutuan barbarisht dhe trupat e tyre të pa jetë u hodhën në një pus në fshatin Hereç të Deçanit, ku akoma prehen eshtrat e tyre vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë, ishin nacionalist dhe luftonin për një Shqipëri etnike me orientim properëndimor.

 

Shkruan: av. Zanfir Kryeziu

 

100 vjetori i pavarësisë të shndërrohet në 100 vjetorin e të vërtetave historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë në trevat etnike kërkon kryeministri prof.dr. Sali Berisha

Në mbledhjen e komitetit të 100 vjetorit të pavarësisë, kryeministri Berisha kërkoi nga historianet, studiuesit, por dhe nga institucionet zyrtare të vendit, që të kontribuojnë për të bërë të mundur që shumë akte madhore historike, momente dhe procese të rëndësishme, të marrin vlerësimin e tyre real e të vërtetë.

Kryeministri u fokusua në kontributin e jashtëzakonshëm të shumë personaliteteve të huaja në luftën nacional çlirimtare të shqiptarëve, veçanërisht kontributin e Britanisë së Madhe, përmes përfaqësuesve të saj elitë që ajo dërgoi në shqipëri, në periudhën e Luftës se Dytë Boterore. Mohimi i ketij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste, pasi që qeveria e mbretërisë së bashkuar bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencen e tyre. Është shumë e rëndësishme që në këtë 100 vjetor, këta burra dhe gra të vendeve mike sot, të vendosen në piedestalin për meritat e tyre.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi edhe një rivlerësim të shumë figurave historike shqiptare me kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimet në Shqipëri, në periudhën e luftës se dytë botërore, që diktatura i la në harresë ose i shpalli të ndaluar, si vëllezërit Kryeziu, Mit’hat bej Frashëri, Abaz Kupi, Luigj Bumçi, Jak Serreqi, Dom Nikolle Kaçorri e shumë e shumë të tjerë.

Kremtimi më dinjitoz, nderimi më i madh që ne mund të bëjmë në këtë 100 vjetor,është shndërr- imi i tij në 100 vjetorin e të vërtetave historike të shqipërisë e shqiptarëve, në këto 100 vite.Kjo është jetike, është e domosdoshme, sepse në 100 vjet, asnjë komb e asnjë vend tjetër, nuk pati, nuk përjetoi një deformim e falsifikim madhor të historisë, siç patën dhe përjetuan shqiptarët, nuk pati dhe nuk përjetoi një injorim,mohim,bllokim të momenteve kulmore në historinë e tyre, siç patën shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo që janë. Diktaturat, pushtimet, bënë që ata të mos njohin të vërtetat historike të kombit dhe vendit të tyre.

Për të ilustruar këte që po them, unë dua të ndalëm këtu në një çeshtje të cilën e gjykoj të një rëndësie fondamentale për të vërtetat e shqipërisë dhe shqiptarëve këto 100 vjet. Le të marrim rezistencen e forcave të armatosura në luftën e dytë botërore. Nuk ka asnjë lëkundje në vlerësimin e saj. Ajo përbën një nga faqet më të ndritura të historisë sonë. Çdo njeri që mendon të vërë në mëdyshje rëndësinë jetike të rezistencës së armatosur të shqiptarëve në luftën e dytë botërore, në 100 vjetorin e pavarësisë, bën një gabim fatal. E verteta është se Shqipëria, me atë luftë, u rreshtua në anën e koalicionit antifashist, u rreshtua në anën e drejtë të historisë dhe bëri që  çdo përpjekje e mëtejshme për copëtimin e saj, që ishte reale, të hidhej poshtë. Pra, jo vetëm që shqiptarët u rënditën në atë anë të drejtë që duhej të ishin, por me atë luftë, me atë gjak, me ato sakrifica, ia dolën të bëhën zot të patjetërsueshëm të atyre territoreve. Ajo luftë, ajo qëndresë, imponoi që në kongresin e 5-të të partisë komuniste jugosllave,të votohej rezoluta Kosova pjesë e Shqipërisë. Ajo luftë, ajo përpjekje, bëri që në Bujan të firmoset akti madhor historik, sipas të cilit fati i Kosovës do të përcaktohej me plebishit, pas mbarimit të luftës.

Pra, në këtë aspekt, lufta ishte një zotdalje ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, territoreve të tyre. Ky vlerësim për luftën,në tërësi,nuk vihet në diskutim,thjesht diskutohen disa aspekte vllavërasëse   të saj dhe ato janë vërtetë një realitet i pamohueshëm dhe është shumë e gabuar të mos njihen. Pra, duke njohur kete realitet dhe duke u përpjekur të bëjmë drejtësi, në kuptimin moral, duke njohur aktin makabër të vrasjes së luftëtarëve të lirisë,vetëm e vetëm se nuk i përkisnin mendi-mit dhe ideologjisë komuniste, por luftonin me flamurin e lirisë,ne e bëjmë vendin më të drejtë, shoqërinë më të drejtë.Kjo është e domosdoshme. E vërteta është që njësitët nacionaliste, legaliste apo balliste, janë ekzekutuar barbarisht, në Shqipëri e Kosovë. Shqiptarët duhet ta dinë     faktin se luftëtarët shqiptar të cilët luftuan gjatë gjithë luftës nën komanden e Gani Kryeziut, u ekzekutuan barbarisht dhe trupat e tyre të pa jetë u hodhën në një pus në fshatin Hereç të Deçanit, ku akoma prehen eshtrat e tyre vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë,ishin nacionalist dhe luftonin për një Shqipëri etnike me orientim properendimor. Askush nuk e di fatin e Gani Kryeziut, disident i njerës prej familjeve më tradita nacionaliste, antikomuniste të Kosovës, të cilin në tradhëti e muarën nga shtëpia shqipëfolësit, bashkëpuntor besnik të sllavo komunistëve, e burgosen në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku edhe vdiq i helmuar.

Vijon

Lini një Përgjigje

“Më vinte turp, mendonin që jam turk ose arab”, shqiptari në Zvicër ndërron mbiemrin

Presidenti kroat i ashpër me kryeministren serbe: “Je korriere e Vuçiçit”