in

Presidentja Vjosa Osmani u takua në Shkup me presidentin e Maqedonisë

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Shkup për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut të saj maqedonas, Stevo Pendarovski.

Osmani u prit me ceremoni shtetërore, para se të futej në Presidencën maqedonase për takimin me Pendarovskin.

Sipas agjendës, pas takimit, Osmani dhe Pendarovski pritet ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë ditës Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Është planifikuar që Osmani gjithashtu t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Osmani, do të vizitojë edhe Tetovën dhe Manastirin.

Lini një Përgjigje

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”

Shokët jugosllavë duan ta gjejnë varrin e Skënderbeut