in

Më 30 prill, takimi i LKSHM, “Pranvera Vjenës – 2023”

Në këtë orë letrare, krahas leximit dhe prezantimit të veprave më të reja të autorëve nga mërgata, marrin pjesë: Prof. Dr. Isak Shema nga Prishtina; shkrimtari Leon Lekaj nga Athina,  studiuesja, Dr. Ornela Radovicka, Drejtoreshë e Qendrës albanologjike, Frasnitë/ Kozencë, artistja me famë botërore që jeton në Vjenë, Valbona Naku.

– Në kuadër të këtij aktiviteti do të ketë edhe një vizitë muzeut të Vjenës për të pa nga afër përkrenaren dhe shpatën e Gjergj Kastriotit- SkënderbeutTakimi i radhës i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me emërtimin “Pranvera Vjenës – 2023 , do të mbahet më datën 30 prill  në kryeqytetin austriak, ku veç Orës letrare, krijuesit do të paraqesin për njoftim veprat e tyre  të reja.Nga organizatori merret vesh se, të ftuar janë gjithë krijuesit nga mund të vijnë, si dhe përfaqësueses të ambasadave në Vjenë. 

Kjo nismë është që kur Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ishte Hazir Mehmeti.Në njoftimin e LKSHM me kryetar Musa Jupollin, sekretar Mentor Thaqin dhe bashkë- organizator Hazir Mehmetin,  se qëllim edhe i këtij takimi është krahas një pëmbledhje  arritjesh në fushën e krijimtarisë artistike edhe që të takohemi e të çmallemi!Këtë njoftim edhe më tej e specifikon poeti nga Gjermania, e sekretar i kësaj lidhjeje, kur thotë se: “Zaten, ky edhe ishte qëllimi ynë, një Takim Letrar-kulturor, shpirtëror, lirshëm e shlirshëm, kënaqje dhe çmallje pa asnjë stres e kompleks! Ka një interesim tejet të madh artdashësish nga shumë shtete ku jetojmë e veprojmë, nga Greqia, Italia, Franca, Zvicra, Gjermania, Austria, Dardania, …, një Shqypni në miniaturë.

Lini një Përgjigje

Marokeni i rrëmben αrmën policit italian, por ekzekutohet në vend

Këshilli Prokurorial i Kosovës, shpenzoi 43 mijë euro për dreka zyrtare