in

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë.

Lajmi u konfirmua për mediet kosovare nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, ka thënë Gara.

Vlen të theksohet se njoftimi për kërcënim të sigurisë ndodhi edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se të ishte i rremë.

Lini një Përgjigje

Nënshkruhet akti ligjor i BE-së: Nga janari pa viza në Evropë

Drejtori i KEK u dërgua në QKUK