Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Intelektuali dhe i burgosuri politik Sabri Maxhuni Novosella me dt.09.05.2011 në të përditshmen Epoka e Re, ka publikuar artikullin e titulluar “Përmendoret”- ku në mes tjerash shkruan:Pas Luftës Dytë Botërore patëm shumë heronj. Po heronjtë shqiptarë, në këtë luftë botërore kundër kujt treguan heroizma dhe në aleancë me kënd ranë duke dhanë jetën e tyre?
Fatkeqësisht, të gjithë dëshmorët dhe heronjtë shqiptarë të rënë në territorin e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, emrat e të cilëve sot i mbajnë shkollat, rrugët e institucionet e ndryshme, janë dëshmorë dhe heronjtë që luftuan krah për krah me ri-okupuesit e Kosovës, me sllavo-komunistët. Ata u shpallën heronjë dhe dëshmorë nga okupatorët tanë. Çka është shumë për t’u habitur, tani janë ngatërruar heronjtë e dëshmorët e shpallur nga riokupuesit e Kosovës,të rënë në Luftën e Dytë Botërore dhe heronjtë e dëshmorët e shpallur nga pushtetarët e pas çlirimit të Kosovës, të rënë gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së.
Në qendër të Gjakovës e kemi Pallatin e Kulturës me emrin e Asim Vokshit dhe në oborrin e këtij pallati gjendet përmendorja e tij. Po në atë oborr e kemi edhe bustin e profesor Selman Rizës. Në librat e historisë, që nga shkollat fillore dhe deri në fakultet, të botuara gjatë regjimit okupues sllavo-komunist, kemi mësuar se Asim Vokshi ishte luftëtar i brigadave Stalinisto- komuniste. Dhe, siç ndodh në librat komuniste ai, Asim Vokshi, na paraqitet si hero. E vërteta është se ai në kuadër të atyre brigadave kishte shkuar në Spanjë për ta robëruar popullin spanjoll, duke ia imponuar regjimin totalitar stalinisto komunist. Në këtë luftë të gabuar për te, ai edhe vritet. Ne shqiptarët, në vend që të turpërohemi dhe t’i kërkojmë falje popullit spanjoll që biri ynë luftoi në anën e brigadave stalinisto-komuniste kundër këtij populli, edhe sot, pas rënies së komunizmit si ideologji totalitare, antidemokratike vazhdojmë të mbajmë përmendore të ngritura nga riokupuesit sllavo-komunist. Po kush ishte Asim Vokshi, ishte i biri i Bije Vokshit, bashkëpunëtores së ngusht të Dushan Mugoshës, bashkëthemeluesit të partisë komuniste të Shqipërisë. Për dallim nga Asim Vokshi i cili, qoftë nga mosdija apo nga ideologjia e gabuar, u radhit në anën e sllavo-komunistëve të prirë nga Stalini, prof. Selman Riza ishte njëri nga themeluesit e Organizatës Kombëtare me emrin Lëvizja Nacionale Demokratike Shqiptare e njohur në popull si NDSH, e themeluar në Gjakovë me dt.27.11.1943 në shtëpinë e Hasan Kryeziut, organizatë kjo, që me program të qartë për krijimin e shtetit shqiptar brenda kufijve të vet kombëtar luftoj pikërisht edhe kundër sllavo-komunistëve por edhe kundër bashkëpunëtorëve të tyre, shqipfolës .
Edhe sot, kur përfundimisht u çjerr maska e sllavo-komunistëve, bashkëpunëtorët e tyre, fatkeqësisht shqiptar,po vuajnë ende nga inercia e kësaj ideologjie të mbrapshtë antiko- mbëtare dhe, derisa po krekoset Asim Vokshi në mes të Gjakovës, para pallatit të kulturës nëse ende vazhdon ta mbajë emrin e tij, me përpjekje të madha, disa atdhetarë Gjakovarë mezi arritën që në një kënd të oborrit të këtij pallati, ta vendosin një bust të vogël të heroit kombëtar profesor Selman Rizës, intelektualit mendjendritur që tërë jetën ia kushtoj luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Shqiptarët, thotë autori, gjithmonë ishin dhe mbeten mbështetës të mendësisë pro/perend- imore. Veprimtaria e Lëvizjes Kryeziu është argumenti më i fuqishëm që dëshmon këte. Kjo lëvizje, e dalë nga Malësia e Gjakovës, djepit të atdhedashurisë, që synonte të shtrihet në të gjitha trevat shqiptare, dëshmonte me vepra se shqiptarët gjithnjë kanë qenë kundër pushtuesve sllavo-komunist dhe në anën e botës demokratike perëndimore . Heroi kombëtar Gani Beg Kryeziu qëndronte në ballë të kësaj lëvizje i mbështetur nga pushka dhe mendja e vëllezërve të tij Hasanit e Saidit, nipit Dervishit por edhe nga këshilltari politik Lazar Fundo, patriot nga jugu i Shqipërisë etnike. Të ndërgjegjshëm se vetëm duke qenë pjesë e aleancës perëndimore Kosova e Shqipëria do ta fitojnë lirinë e shumë pritur dhe demokracinë që nuk do t’i nënshtrohej sllavo-komunizmit ruso-jugosllav. Lufta e tyre kishte qenë në lidhje të ngushtë me aleatët anglo-amerikanë përmes oficerëve të lartë anglezë të atashuar në shtabin e kësaj Lëvizje si kapiteni Toni Simkoks etj.
Me 9 gusht 1944 Gani Bej Kryeziu i drejtohet popullit të Kosovës me një proklamatë në gjuhën shqipe dhe atë serbokroate ku në mes tjerash proklamon: ”Kosovarë”, Gjermania e humbi luftën. Së shpejti ushtria gjermane do të kapitullojë ashtu siç kapitulloi edhe ushtria italiane, ndërsa qeveritë aleate në konferencën e paqes – do ta caktojnë fatin e popujve të botës në mesin e të cilëve edhe të Kosovës. Për të dalë ballëhapur dhe për ta fituar të drejtën tonë në atë konferencë, ne, shqiptarët- e posaçërisht Kosovarët- duhet t’iu dëshmojmë aleatëve se jemi të aftë për të luftue për liri- në tonë,dhe se kemi të drejtë me qenë komb i lirë dhe i nderuar. Për këtë qëllim, ne tash duhet të rrokim armët për të luftuar kundër okupatorit gjerman dhe bashkëpuntorëve të tij. Nga ana e jonë, ne nuk luftojmë për parti, ne nuk kemi kurrfarë partie. Ne luftojmë për ta çliruar vendin nga okupatorët gjermanë, ne luftojmë që popullit Kosovar t’ia sigurojmë të drejtat e tij te aleatët. Prandaj, ne dëshirojmë me gjithë zemër me bashkëpunue vëllazërisht,me luftue krah për krah me të gjitha grupacionet e partitë,me të gjithë ata atdhetarë që luftojnë kundër okupatorit për çlirimin e vendit. Dëshirojmë që edhe patrio- tët tjerë të bashkëpunojnë me ne derisa ta dëbojmë okupatorin nga vendi ynë dhe derisa vendit tonë t’ia sigurojmë të drejtat e saja padrejtësisht të nëpërkëmbura. Atëherë kur të bëhet zot i vendit, populli shqiptar do ta ndërtojë Shqipërinë e Re, ashtu siç dëshiron vetë. Atëherë populli shqiptar me zgjedhje të lira dhe demokratike do të përcaktohet se kujt do t’ia falë besimin. Ndaj, derisa të vijë ajo ditë, populli liridashës i atdheut kërkon nga patriotët, që të luftojnë kundër okupatorit, të bashkëpunojnë sinqerisht në mes veti dhe me aleatët tonë anglo-amerikan.
Vetëm uniteti i patriotëve shqiptarë mund të ngrejë në këmbë popullin shqiptar kundër okupatorit, sidomos popullin e Kosovës. Vetëm uniteti mundet me vendosë themelet e Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Prandaj ne thërrasim të gjithë atdhetarët shqiptarë-tërë popullin e Shqipërisë dhe të Kosovës-pavarësisht ngjyrave partiake që të bashkuar ta bëjmë luftën kundër gjermanëve. Koha nuk pret. Ose sot ose kurrë. Brenda pak kohësh ai (Gani Bej Kryeziu) bashkoi rreth kauzës së tij prijësit e Krasniqës, Pukës dhe Hasit. Në ndërkohë, të nxitur nga lajmet e veprimeve të tij ushtarake,vullnetarë nga gjitha trevat e Shqipërisë, shumë prej të cilëve ish-oficerë ose njerëz që i kishin humbur shpresat si nga zogistët ashtu edhe partizanët,shkonin në Gjakovë për të shërbye nën flamurin e tij. ”Njerëzit e Ganiut ishin të angazhuar vazhdimisht në luftë kundër gjermanëve dhe me 19 të atij muaji ai udhëheq personalisht një sulm në shkallë të gjerë kundër forcave gjermane në minierën e kromit në Kam dhe Kepenek.
Në këtë aksion punimet e minierës u sabotuan, u zunë disa robër dhe më tepër se njëqind punëtorë, skllevër u çliruan”.(“Bijtë e shqipes”- faqe 304-305). Kështu shkruan për këtë lëvizje Julian Emery, oficerë i lartë britanik, më vonë anëtar i përjetshëm i Parlamentit Britanik. Pasi e çliroi edhe Gjakovën,Gani Bej Kryeziu me tradhti u burgosë nga sllavo-komunistët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës, pikërisht se ishte përbashkues. Kjo edhe i frikësoi sllavo-komunistët, të cilët kishin planifikuar të na bënin pikë e pesë. Vëllanë e Ganiut,Hasan Bej Kryeziu, kushëririn e tij, avokatin dr.Xhevat Kryeziun dhe 22 bashkëpunëtorët e tjerë të tyre i masakruan dhe i hodhën në një bunar në fsh. Hereç. Intervenimi i drejtpërdrejtë i kryeministrit britanik Sir Ëinston Churchill me 1945 arriti t’ia shpëtojë përkohësisht jetën Gani Bej Kryeziut që të mos ekzekutohet pa gjyq,por nuk arriti ta shpëtojë nga burgu (5 vjetë) në të cilin, në Mitrovicë të Sremit edhe e helmojnë për vdekje.
Ajo çka është me rëndësi të veçantë në këtë drejtim janë dokumentet autentike që dësh-mojnë për këtë aleancë të ngushtë të kësaj lëvizje me anglo-amerikanët. Koloneli anglez, Julian Emery në librin e tij “Bijtë e shqipes”duke shkruar për luftën antifashiste në Kos- ovë dhe Shqipëri, ai i çmon lartë liderët e kësaj Lëvizje. Jo vetëm për organizimin dhe orientimin e drejtë pro/perendimor, por edhe për aksionet luftarake që ishin të vetmet aksione kundër okupatorit nazi-fashist.”Lufta më e rreptë kundër gjermanëve, në gjithë Shqipërinë udhëhiqej nga Gani Beg Kryeziu dhe i vëllai Hasani në bashkëpunim me misionin anglez të atashuar pranë kësaj lëvizje.
Fatkeqësisht këtij luftëtari,edhe 22 vjetë pas çlirimit të Gjakovës,pushteti aktual i udhë- hequr nga AAK-ja, e cila pretendon se i takon spektrit të djathtë të partive popullore evropiane, për një grushtë votash të familjeve me orientime të majta komuniste, nuk e shef të nevojshme që ndonjë institucion ta emërtoj me emrin e këtij përbashkuesi.
Kontakte të vazhdueshme me anglo-amerikanë kishte edhe heroi Gjon Sereqi.Por edhe Mulla Idriz Gjilani i cili gjatë gjithë luftës së tij kundër sllavo-komunistëve dhe bashkë- punëtorëve të tyre shqipfolës si Fadil Hoxha me shokë,edhe gjatë kohës sa vepronte nga ilegaliteti i thellë, mbante lidhje me diplomacinë angleze në Shkup deri në momentin e arrestimit. Këtë kolosë, pa gjyqë e lyen me benzinë duke e djegur për së gjalli. Marie Shllaku, njëra ndër udhëheqëset kryesore të NDSH-së,e cila u burgos dhe u dënua me vdekje (pushkatim), gjithashtu ishte në kontakt të vazhdueshëm me oficerë anglezë të rangut të lartë. Heroi Halim Spahiu, prof.Ymer Berisha, e shumë të tjerë poashtu ishin
në anën e aleatëve anglo-amerikanë.Dhe çudia të jet më e madhe,edhe pas çlirimit nga robëria, në ditët e sotshme këtyre kolosëve, nuk po u ngritën përmendore, në prurimin e të cilave do të ftoheshin përfaqësuesit e shteteve mike që aq shumë kontribuan në çlirimin e Kosovës.Ashtu që me argumente të flitet për aleancën e veprimtarëve shqiptarë me anglo-amerikanë,që daton nga kohët e kaluara, duke vërtetuar kësisoj se aleanca e UÇK-së me aleatët anglo/amerikanë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, nuk ishte e rastësishme, por ishte një vazhdimësi normale, pasi që shqiptarët kishin një aleancë me ta edhe gjatë Luftës Dytë Botërore.
Por, sidoqoftë,koha është rregullator i çuditshëm që i kthen gjërat në vendin e vet.Vlerat e nacionalizmit shqiptar si vlera të njëmendta s’mund të shuheshin, pavarësisht nga ashpër- sia e luftës klasore të pa principtë, gati-gati mesjetare e regjimit totalitar sllavo-komunist ndaj këtyre kolosëve.Me kalimin e kohës ato vijnë gjithë dritë,ashtu siç ishin dhe mbeten njëkohësisht si gurë të palëvizshëm në themelet e atdhetarisë shqiptare.