in

Shkoi si vëzhgues në Mal të Zi – kthehet si hero!

Shuquri-S. Sejdijaj

Siç bëjnë të ditur medie të ndryshme nga Mali i Zi, sot Adnan Dibrani,deputet i parlamentit të Suedisë, ka shpëtuar jetën e një foshnje e cila rrezikonte të mbytej në ujin e ftohtë të lumit  Moraça.Adnan Dibrani ndodhej në Mal të Zi si vëzhgues  i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për zgjedhjet në Mal të Zi.

Foshnja që u shpëtua sot nga ujërat e Moraçës është jashtë rrezikut dhe është vendosur në reanimacion, bëjnë të ditur mediet.Për portalin Pobjeda të Malit të Zi, Adnan Dibrani ka deklaruar:

-Unë e mora fëmijën dhe u përpoqa të bëj atë që di, sa më mirë që mundem. E shtrydha foshnjën mbi bark dhe shpinë, ia shtrydha ujin nga mushkëritë. 

Kur e dëgjova të qarit e tij, sepse më vonë e mora vesh se ishte djalë, nxitova në urgjencë dhe ua dorëzova atyre, ka thënë Adnan Dibrani.

Zyrtarë e politikan të ndryshëm malazez kanë shpreh falënderime ndaj shqiptarosuedezit Asnan Dibrani për gjestin vetmohues.

Lini një Përgjigje

Është emri “Gegë” një formë e shkurtuar e emrit “Gjergj”?

Si rrodhi vizita e Sulltan Mehmetit V në trevat shqiptare më 1911